Intelektualët sarandadjotë hedhin idenë: Qytetit t’i rikthejmë emrin e dikurshëm ONHEZMI

12/08/2016:50

Shperndaje:


Intelektualët sarandjotë nëpërmjet një statusi në një prej grupeve të komunikimit të qytetarëve sarandjotë, kanë hedhur idenë e rikthimit të emrit të dikurshëm ONHEZMI për qytetin e Sarandës.
Rreth idesë së hedhur ka patur një diskutim të gjerë dhe ideja është mirëprutur nga diskutantët, të cilët janë shprehur se kjo vendimmarrje u takon qytetarëve nëpërmjet një referendumi lokal.

Më parë, në lashtësi ku dhe eshte permendur nga disa historiane te asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni njihet me emërtimin, Onhezmi.
Kjo fjale, sipas wikipedia, ka 2 kuptime. Sipas gjuhës latine, Onhezi ishte një ere juglindore e cila frynte dhe lehtesonte udhetimet dhe kuptimi i dyte eshte se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas. Dhe shumë më vonë, gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë më 1939, u quajt Porto Eda për nder të vajzës më të madhe të Benito Mussolinit.

Onhezmi (Saranda), ne lashtesi ishte nje qytet port. Ajo ishte nje nga portat ne mund ta quajme te tille, e cila bente lidhjen e ballkanit perendimor me vendet e Europes lindore, dhe nje pike strategjike ekonomike shume e favorshme per iliret.

Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin (1412). Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve (“Ágii Saránda” në greqisht, “Santi Quaranti” në italisht).


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.