Hije korrupsioni edhe në eventin e Miss & Mister Saranda

01/04/1712:54

Shperndaje:


bashkia sarande Hije korrupsioni midis Bashkisë Sarandë dhe një kompanie private edhe në eventin e Miss & Mister Saranda.
Ashtu si gjithcka tjeter në punët e Bashkisë Sarandë, ku mungon transparenca, po ndodh edhe në eventin që po organizohet sot në Sarandë.
Bëhet fjalë për Miss & Mister Saranda, event i cili po organizohet nga një kompani private. Sipas informacioneve të Saranda Web, fëmijët për të marrë pjesë në këtë event duhet të paguajnë nga 20 mijë lekë të vjetra ose afërsisht 15 euro.
Nëse prindërit e fëmijëve nuk i paguajnë këto para, fëmijët pavarësisht se mund të kenë aftësitë për të qenë pjesmarrës në këtë event si bukuria, intelekti etj, nuk mund të marrin pjesë.
Të gjitha këto para shkojnë në xhepat e organizatorëve.
Nga ana tjetër, Bashkia Sarandë, pa asnjë prodedurë tenderuese apo pa pyetur nëse mund të kishte ndonjë kompani tjetër të interesuar për organizimin e një eventi të tillë, i ka ofruar kompanisë të përdori ambientet e kinoteatrit pa asnjë pagesë. Madje i ka ofruar ti bëjë edhe publicitetin falas, sic duket në foton e ofruar. 
Ashtu sic shkruhet edhe ne posterin e shpërndarë nga Bashkia Sarandë, kryetarja e Bashkisë Sarandë po tregon një kujdes të veçantë që kjo kompani private të sigurojë sa më shumë të ardhura, pasi askund tjetër nuk duket të tregohet ndonjë kujdes ndaj fëmijëve të Sarandës.
Qytetarët e Sarandës duket se janë ambjentuar me të tillaveprime të Bashkisë Sarandë që hedhin hije të forta dyshimi për afera korruptive, pasi ata cdo verë paguajnë mijëra euro nga taksat e tyre vetëm për tu gajasur një orë nga aktorët e një emisioni të një televizioni privat.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Fondi Shqiptar i Zhgënjimit” investon në Sarandë pa pyetur qytetarët – VIDEO
Ardit Bido: Delvina dhe Konispoli duhet të mbeten bashki, identiteti nuk negociohet – VIDEO
Shtyu babanë nga shkallët pasi i kishte vrarë nënën, Gjykata jep dënimin për 43-vjeçarin
Nga kënd lojërash në vatër rreziku – Banorët: Bashkia të reagojë para se të jetë vonë
Victoria Boutique Hotel & Restaurant në Sarandë
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf. Nuk ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.