Goditja ndaj Elvi Fundos nuk tremb as pulat dhe jo më njerëzit e medias


OPINION
Ditën e sotme administratori i portalit citynews.al Elvi Fundo është goditur në mënyrë brutale në sy të dhjetra kalimtarëve.
Fundo është një gazetar i angazhuar politikisht afër Partisë Demokratike.
Në të kaluarën ai ka qenë kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Korçë dhe zëdhënës i ish-ministrit të Financave Ridvan Bode.
Megjithëse portali i tij njihet si një media afër opozitës, ai nuk ka hezituar të shprehi kritikat ndaj individëve apo veprimeve të drejtuesve të PD, shpeshherë duke publikuar edhe shkrime ekskluzive nga Saranda.
Nga ana tjetër, është gjithnjë kritik me qeverinë dhe faktorë të tjerë në shoqëri.
Sulmi ndaj Elvi Fundos vjen nga njerëz të frymëzuar me urrejtje ndaj mediave nga liderët e politikës, të cilët i etiketojnë mediat që nuk iu binden njëri si “media kazani” dhe tjetri si “media të shitura”.
Gazetarë dhe njerëz të medias kanë reaguar me ashpërsinë më të mëdha ndaj këtij sulmi burracak ndaj gazetarit Elvi Fundo. Reagimi i komunitetit të medias tregon edhe një herë se “cupat e politikanëve” nuk mund të trembin as pulat e pularive dhe jo më njerëzit e medias, të cilët i kanë marrë parasysh këto përpara se të merrnin përsipër këtë mision.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë
Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë
Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.