Gjykata e Apelit pritet të zhvendoset nga Gjirokastra

08/10/1915:38

Shperndaje:


Krahas largimit të popullsisë, Gjirokastrës po i ikin edhe institucionet. Së fundi flitet për zhvendosjen e Gjykatës së Apelit, e cila është parashikuar të vendoset në Fier.

Gjirokastra do të mbetet vetëm me një shkallë të gjyqësorit. Përkatësisht Gjykatën e Shkallës së Parë dhe Gjykatën Administrative. Një vit më parë nga Gjirokastra u zhvendos drejt Lushnjes edhe Drejtoria e Arkivit.

Në Fier u përqëndrua edhe Drejtoria Arsimore e Rajonit Jugor. Nëse zhvendosje e Gjykatës së Apelit do të konkretizohet sikundër përflitet prej kohësh, kjo do të vështirësonte së tepërmi njerëzit që duan të trajtojnë çështje në shkallën e dytë të gjyqësorit.

Dikush që është nga skaji i fundëm i Shqipërisë, Konispoli fjala vjen, do duhet të marrë rrugën për në Fier në mënyrë që të ndjekë një seancë gjyqësore. argjirolajm.net


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon të punësojë Ekonomiste / Faturiste
Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil
Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare
Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf
Ice Roll në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.