Ekonomia e Sarandës në krize, këtë vit 25 % më pak të punësuar në privat


Ekonomia në qytetin e Sarandës është në krizë!
Ky është pretendimi që sjell një prej zërave kryesorë të Partisë Demokratike Sarandë Jolio Dine, duke theksuar se këtë vit numri i të punësuarve në sektorin privat është 25% më pak se 1 vit më parë.
STATUSI i PLOTË:

Muaji tetor zakonisht eshte muaji kur ne Sarande bie qetesia pas “zhurrmes” se veres e kur shume biznese mbyllin NIPT-et e tyre per t’iu nenshtruar pushimit dimeror e me pas pregatitjes per sezonin e ardhshem.
Por si ky tetor i vitit 2020, nuk besoj se ka pare ndonjehere Saranda. Shifrat zyrtare flasin se numri i personave te siguruar ne sektorin privat ne tetor 2020 eshte 25 % me pak se ai i tetorit 2019.

Nje miku im, ish-punonjes i DRT Sarande, me keqardhje me thoshte sot se: “Nuk e kam pare kurre kaq mjerane situaten e bizneseve ne rrugen nr.5 te qytetit”.

Situata me e rende duket ne sektorin e hotelerise, sidomos tek ata qe kane perfituar kredi ne bankat e nivelit te dyte. Pamundesia e shlyerjes se kredive po i con hotelieret drejt falimentimit.

Pavaresisht se Bashkia pranoi qe sektori turizmit pati ulje stratosferike kete vere, prapeseprape bizneset turistike jane detyruar t’i paguajne taksat pa asnje ulje.

Situata ekonomike ne Sarande po shkon pikiate fatkeqesisht!

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë