Bashkia Sarandë tender me “Flamur të kuq”, 7.860.000 lekë për riparimin e pompave

25/01/2011:50

Shperndaje:


Open Procurement Albania ka klasifikuar me flamur të kuq një tjetër tender të Bashkisë Sarandë.
Bëhet fjalë për një marëveshje, e cila është lidhur në prag të vitit të ri,  për riparimin e pompave të ujësjellësit me vlerën e 7 milionë e 860 mijë lekë të vjetra, tender i cili ka patur vetëm 1 ofertë.
Sipas Open Procurement, ky tender është vlerësuar me flamur të kuq
Prokurimi zhvillohet me një konkurrent të vetëm. Ligji shqiptar i lejon këto lloj procedurash. Shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokument në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste. Këto tendera meritojnë të konsiderohen të ekspozuara dhe me risk, thuhet në shpjegimin e Open Procurement Albania.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon të punësojë Ekonomiste / Faturiste
Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil
Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare
Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf
Ice Roll në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.