Bashkia diskutim për ndryshimin e Planit Urbanistik, largojnë kamerat nga takimi

04/12/2013:53

Shperndaje:


Bashkia Sarandë diskuton ditën e sotme për ndyshimin e Planit Urbanistik të qytetit, edhe pse nuk kanë kaluar as 2 vjet nga miratimi i këtij Plani Urbanistik.
Njoftimi ishte publikuar në faqen e Bashkisë, ku thuhej se “Në kuadër të procesit të Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Sarandë, bazuar në pikën 2 të nenit 26 të Ligjit Nr.107, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 07, dt. 27.02. 2020 , “Mbi miratimin e nismës për rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor”, Bashkia Sarandë fton qytetarët dhe grupet e interesit në dëgjesën publike për t’u njohur dhe diskutuar në lidhje me këtë proces.
Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 , dëgjesa do të zhvillohet në përputhje të plotë me masat dhe rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ditën e Premte datë 04.12.2020 ora 14:00 në ambjentet e Hotel Grand, Sarandë”.

Por pavarësisht se diskutimi ka qenë publik dhe se diskutohet për një nga çështjet më të rëndësishme të qytetit, për këtë takim nuk ka patur asnjë njoftim për mediat.
Në takim ka shkuar edhe një prej gazetarëve të mediave kombëtare, por pasi ka filluar të filmojë takimin, nga ana e organizatorëve i është kërkuar të largohet nga takimi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon të punësojë Ekonomiste / Faturiste
Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil
Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare
Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf
Ice Roll në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.