48 orët e ardhshme shira dhe përmbytje

21/12/1911:41

Shperndaje:


Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ditën e sotme priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjera priten reshje intensive dhe mesatare. Në zonën e Sarandës dhe Delvinës shirat do të jenë në nivele të larta përgjatë orëve të mesnatës. Zonat më të rrezikuara mbeten grykëderdhjet e lumenjve Bistricë dhe Pavlla, por edhe disa zona malore nga vërshimet e përrenjve.

Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë dhe do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE

Priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërorë, në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Lumenjtë dhe përrenjë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve në keto qarqe ka mundësi për përmbytje lokale dhe prurje të larta kryesisht përgjatë fundjavës. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C

në vendet e ulëta: 10 / 16 °C

në vendet malore: 6 / 12 °C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dita e Verës në Sarandë, aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në shëtitore – VIDEO
Të shtënat me armë pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim
Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.