Zjarr në godinën e Muzeut Nënujor në Sarandë, panik mes banorëve përreth – VIDEO

27/02/2615:03

Shperndaje:

Zjarr në godinën e Muzeut Nënujor në Sarandë, panik mes banorëve përreth

 

Një zjarr është regjistruar në orët e mesditës në një godinë në ndërtim pranë Muzeut Nënujor në Sarandë. Flakët janë shfaqur në katet nën tokë të ish-maternitetit të qytetit, një objekt që aktualisht po rikonstruktohet për t’u shndërruar në një muze të Botës Nënujore.

 


Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur në materialet e polisterolit të përdorura gjatë punimeve. Tymi i zi dhe i dendur është përhapur me shpejtësi në zonë, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët dhe bizneset përreth godinës.

 

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve. Falë ndërhyrjes së shpejtë, situata është vënë nën kontroll dhe zjarri është fikur plotësisht.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti mposht Partizanin B 4-2, gjithçka vendoset në “finalen” me Orikun
Fund i dhimbshëm në Sarandë: 53-vjeçari ndërroi jetë, dyshime nga përdorim narkotikësh
Butrinti – Partizani B luhet pa tifozë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Krishti u Ngjall! – Qindra besimtarë në Sarandë festojnë Pashkët në Kishën Shën Harallambi
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Policia Bashkiake Sarandë: Kemi hequr këtë portë, e cila pengonte kalimin e banorëve

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.