
Zhdukja e Koçoles dhe Sulovarit, Gjykata e Sarandës vendim për prangosjen e një personi
Policia e Sarandës ka ekzekutuar dje një vendim të Gjykatës së Sarandës për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për një 28-vjeçar nga Saranda që dyshohet se ka dijeni mbi emrat që fshihen pas zhdukjes së 46-vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.
Rreth orës 04.00 të mëngjesit të së enjtes forcat e policisë kanë ndaluar shtetasin S. B 28 vjeç, banues në Sarandë. Ndaj tij Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Policia po tregohet shumë e rezervuar në dhënien e informacionit për këtë rast, por burime konfidenciale bëjnë me dije se ky shtetas dyshohet t’u ketë dhënë me qira autorëve të zhdukjes së Leonard Thodhori e Fatmir Sulovarit dhe vendosjes së eksplozivit tek banesa e Lefter Lefterit alias Afëz Kulla, një banesë e garazh në fshatin Nivicë të Bashkisë Himarë, nga ku ka edhe origjinën prindërore.
28-vjeçari mësohet se ka “kyçur” gojën para oficerëve të policisë gjyqësore dhe nuk është treguar bashkëpunues me ta lidhur me emrat e personave të cilëve u ka vënë në dispozicion mjedisin. Pikërisht në pronën e S. B, policia ka gjetur automjetin tip “Mercedes-Benz” E Class që dyshohet se është përdorur për rrëmbimin e dy 46- vjeçarëve, por edhe të vendosjes së eksplozivit të banesa e Lefter Lefterit në dhjetor 2022. Edhe pse këto dy ngjarje nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, policia dyshon se janë kryer nga të njëjtët autorë.
KOMUNIKATA E POLICISË
Sarandë/Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kërkimet për gjetjen e 2 shtetasve të kallëzuar të humbur.
Vihet në pranga një 28-vjeçar, si person i dyshuar se ka dijeni në lidhje me ngjarjen.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, të kryera nga grupi i posaçëm i DVP Vlorë dhe i Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në lidhje me kallëzimin e familjarëve të shtetasve L. Th. dhe F. S., për humbjen e kontakteve me këta shtetas, që prej datës 06.04.2023, është arrestuar shtetasi:
S. B., 28 vjeç, banues në Sarandë.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Vijojnë hetimet e thelluara, në drejtimin e Prokurorisë, për sigurimin e provave, me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e shtetasve L. Th. dhe F. S.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, për gjetjen e shtetasve L. Th. dhe F. S.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
28/04/238:26

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
28/04/238:26

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
28/04/238:26

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
28/04/238:26

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
28/04/238:26
