Zgjidhen kryepleqtë e Gjashtës dhe Metoqit


ZGJIDHEN KRYETARET E FSHATRAVE GJASHTE E METOQ

Per banoret e fshatrave Gjashte e Metoq, e diela e 6 tetorit ishte dite zgjedhjeje mes propozimeve te vete atyre per Kryesite dhe Kryetaret e fshatrave per mandatin 2019-2023.
Në fshatin Gjashtë u procedua per zgjedhjen e Kryesise me 7 anëtarë, sic u vendos ne Keshillin Bashkiak, referuar numrit te banoreve. Anëtarë kryesie u zgjodhën: Bardhyl Lata, Karafil Allkushi, Pëllumb Dauti, Vasillo Beruka, Kajo Himollari, Teme Ceka dhe Verore Pajollari. Kjo Kryesi e re zgjodhi për kryetar Karafil Allkushin, duke i dhene nje mandat te dyte.
Ndërsa banoret e fshatit Metoq, me konsensus zgjodhën ne Kryesine prej 5 anetare: Kastriot Mërkurin, Vladimir Sherifin, Lida Hizmon, Vangjel Kosten dhe Agron Ziflen. Ata i dhane mandat Kryetari Kastriot Merkurit, qe zevendesoi Eldjon Brinjen.
Të shtunen e 12 tetorit procesi i votimit per Kryesi dhe Kryetar fshati, do te zhvillohet ne Çukë dhe Shelegar.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula
Lexoni më shumë
Tuneli i Llogarasë 82 milionë euro dëm shtetit. SPAK: Belinda Balluku orientoi tenderin
Lexoni më shumë
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe qytetin antik të Butrintit
Lexoni më shumë
Bileta në Butrint rritet në 1,200 Lekë. AADF: Do të bëjmë investime dhe kërkime shkencore
Lexoni më shumë
Kroçera luksoze EXPLORA II mbërrin për herë të parë në Sarandë me 729 turistë
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë: automjeti përplaset me shtyllën e ndriçimit, shoferi transportohet në spital
Lexoni më shumë