Zgjedhjet e 11 Majit: Si do të jenë renditur partitë dhe koalicionet në fletën e votimit

17/03/2519:31

Shperndaje:

Zgjedhjet e 11 Majit: Si do të jenë renditur partitë dhe koalicionet në fletën e votimit

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur renditjen e subjekteve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit, duke përcaktuar edhe numrat përkatës që secila parti apo koalicion do të mbajë në fletën e votimit. Në total, qytetarët do të përballen me 11 subjekte: 8 parti politike dhe 3 koalicione.

 

Zgjedhjet e 11 Majit Si do të jenë renditur partitë dhe koalicionet në fletën e votimit

 

Në krye të fletës së votimit, me numrin 1, do të renditet koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që përfshin edhe Partinë Demokratike. Pas tij, në shtyllën me numrin 2, vjen Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, e ndjekur nga Lëvizja Atdheu, që do të jetë e treta në renditje.

 

Lulzim Basha dhe Koalicioni Euroatlantik, ku ai garon me partinë e tij, do të mbajnë numrin 4. Partia Socialiste, si subjekti më i madh në vend dhe aktualisht në pushtet, është pozicionuar e pesta në fletën e votimit.

 

Pas saj, në vendin e gjashtë, renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i udhëhequr nga Adriatik Lapaj. Aleanca Kombëtare Shqiptare e Elena Kocaqit do të jetë me numrin 7, ndërsa Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku mban numrin 8.

 

Koalicioni Djathtas për Zhvillim, me në krye Dashamir Shehin dhe Enkelejd Alibeajn, është subjekti i nëntë në renditje. Numri 10 i është caktuar Partisë Mundësia të Agron Shehajt, ndërsa listën e mbyll Partia Social Demokrate e Tom Doshit, me numrin 11.

 

Pritet që në ditën e martë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të miratojë zyrtarisht fletën përfundimtare të votimit. Vëmendje e veçantë është përqendruar te qarku i Tiranës, ku për shkak të numrit të lartë të kandidatëve – mbi 500 emra – pritet që fleta të jetë me përmasa të mëdha dhe kompleksitet të shtuar për votuesit.

 

Renditja përfundimtare e subjekteve në fletën e votimit:

 

1 – Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (Sali Berisha)

2 – Partia Lëvizja Bashkë (Arlind Qori)

3 – Lëvizja Atdheu

4 – Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)

5 – Partia Socialiste

6 – Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (Adriatik Lapaj)

7 – Aleanca Kombëtare Shqiptare (Elena Kocaqi)

8 – Aleanca Demokracia e Re (Edmond Stojku)

9 – Koalicioni Djathtas për Zhvillim (Dashamir Shehi, Enkelejd Alibeaj)

10 – Partia Mundësia (Agron Shehaj)

11 – Partia Social Demokrate (Tom Doshi)

 

Zgjedhjet e 11 majit pritet të jenë një provë e rëndësishme për të gjitha forcat politike, ndërkohë që qytetarët do të duhet të përgatiten për të zgjedhur mes një oferte të gjerë kandidatësh dhe formacionesh politike.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Greek Grill MERAKI kërkon Kamarier/e, Motorist dhe Specialist Fast Food-i
Ultra Courier Sarande kërkon të punësojë Korrier. Punësim vjetor, e Diela pushim
Ardit Bido takim me qytetarët në Delvinë: “Vij si biri juaj, jo mysafir” 
77-vjeçari përplas me zetor këmbësoren dhe largohet, prangoset nga Policia
SPORT VISION ALBANIA kërkon të punësojë Shitëse në dyqanin e ri në Sarandë
TRIMAX DENT SARANDE

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.