Zbulohet mjeti nga i cili u qëllua mbi 2 kushurinjtë Haxhia

10/01/1615:28

Shperndaje:

Zbulohet mjeti nga i cili u qëllua mbi 2 kushurinjtë Haxhia
12527635_1085087168190740_439664616_nPolicia zbulon dhe sekuestron mjetin “Audi” i cili u përdor nga personat e pa identifikuar për plagosjen 2 shtetasve me mbiemër “Haxhia” në aksin rrugor “Sarandë – Gjirokastër”. Ngjarja ka ndodhur më datë 30.11.2015, panë fshatit Bistricë, ku disa persona kanë dalë nga një mjet “Audi” dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit “Volskwagen” nga i cili mbetën të plagosur shtetasit: E.H dhe R.H me banim në Tepelenë. Shërbimet e Policisë, gjatë hetimeve në lidhje me këtë ngjarje, në vendin e quajtur “Hidrocentral Bistrica 2”, rreth 12 m larg rrugës nacionale, kanë gjetur një mjet tip “Audi-A6”, me targë false: TR4512F, me xhama të errët, i vjedhur gjithashtu në muajin Gusht të 2015-ës në Tiranë, i cili rezulton të jetë automjeti i kësaj ngjarjeje.

12540512_1085087228190734_167177385_nGjatë këqyrjes dhe kontrollit të mjetit, Strukturat e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: – 1 armë zjarri Pistoletë, të llojit “Beretë” – një krëhër me 14 fishekë, – një krëhër automatiku me 29 fishekë model 56, – 12 gëzhoja model 56, – 1 bidon plastik 2-litroshe me benzinë, – veshje plasmasi si dhe mareriale të tjera të dobishme për hetimin. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe me zbulimin dhe kapjen e autorëve.

Zbulohet mjeti nga i cili u qëllua mbi 2 kushurinjtë Haxhia


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit – Nga Auron Tare
Shpallet tenderi 650 mijë euro për rikonstruksionin e Kopshteve Nr. 2 dhe Nr. 3 në Sarandë
Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për një të moshuar në Sarandë
Njoftim punësimi për personel në KAYAK GASTRONOMY në Sarandë
Aksident gjatë guidës turistike pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë në spital
1CLICK kërkon të punësojë staf për shërbim klienti në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.