Zbulime në Kishën e Mesopotamit, ikonat e shekullit XIV dalin në dritë – VIDEO

05/07/2520:18

Shperndaje:

Ikonat e shekujve dalin në dritë – Kisha e Shën Kollit në Mesopotam në proces konservimi

 

Në fshatin Mesopotam të Finiqit po zbatohet një projekt i rëndësishëm për konservimin e Kishës së Shën Kollit, një prej monumenteve më të çmuara të trashëgimisë kulturore bizantine në jug të Shqipërisë.

 

 

Ky projekt është pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2021 ndërmjet Qendrës Europiane të Monumenteve Bizantine dhe pasbizantine dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, me qëllim ruajtjen e monumenteve të periudhës bizantine në vendin tonë.

 

Gjatë punës në terren, restauruesit kanë bërë zbulime të rëndësishme: piktura murale dhe fytyra shenjtorësh të shekullit të 14-të, të cilat ndodheshin të fshehura nën shtresa të mëvonshme suvatimi dhe lyerjesh.

 

Karajani, CM2 Project, u shpreh:

 

“Në vitin 2021 Qendra Europiane e Monumenteve Bizantine dhe pas bizantine nënshkroi një marrëveshje bashkëpunime me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë me qëllim mirëmbajtjen e monumenteve kulturore bizantine në Shqipëri. Kisha e Shën Kollit në Mesopotam është monumenti i parë kulturor që mbështet nga ky bashkëpunim.
Puna ka filluar që prej vitit të kaluar ka qëllim mirëmbajtjen e pikturave murale të jashtëzakonshme, të cilat shfaqen dalëngadalë poshtë sipërfaqeve të mbuluara. Përgjatë punës sonë kemi zbuluar pjesë të vizatime murale që nuk i dinim se ekszistonin. Nuk e dinim se ekziston pasi ato ishin mbuluar me lyerje të mëvonshme. Janë zbuluar fytyra shenjtorësh dhe jemi shumë të lumtur pasi këto ikona janë të shekullit të 14-të dhe është e veçantë të bësh zbulime kaq të hershme.”

 

 

Kisha e Shën Kollit konsiderohet një prej thesareve të arkitekturës dhe ikonografisë bizantine në Shqipëri, dhe këto zbulime i japin edhe më shumë vlerë historike dhe kulturore monumentit.

 

Projekti ka marrë mbështetje të drejtpërdrejtë edhe nga Ambasada e Greqisë në Tiranë, përfaqësuesja e së cilës, ambasadorja Konstantina Kamitsi, vizitoi Kishën dhe u shpreh me entuziazëm për nivelin e punës dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

Konstantina Kamitsi, ambasadore e Greqisë në Shqipëri:

 

“Vizitova ditën e sotme këtë kishë të mbrekullueshme me qëllim për të falenderuar këtë grup artistësh dhe shkencëtarësh që punojnë në këtë stoli të vërtetë të kësaj zone dhe u entuziazmova nga niveli i punës të cilët bëjnë. Është e veçantë të sjellësh në ditët tona një të kaluar kaq madhështore dhe historike edhe për Shqipërinë por edhe për zonën e bukur dhe të pasur të Finiqit. Ambasada greke u kujdes të mbeshteste këtë përpjekje të përmbashkët midis Greqisë dhe Shqipërisë në këtë punë të jashtëzakonshme dhe këtë e vlerësojmë si një tjetër shenjë dhurate dhe dashurie ndaj fqinjes mike Shqipërisë.
Shqipëria është një vend i pasur me monumente kulture dhe jemi të gatshëm të mbështesim çfarëdo propozimi që do të na vijë për mbështetje në këtë fushë.”

 

Në këtë kishë të lashtë, ku shekujt kanë lënë gjurmët e tyre, puna e restauruesve dhe mbështetja ndërkombëtare po bëjnë të mundur rikthimin në jetë të një trashëgimie të çmuar, duke e shndërruar Mesopotamin në një nga pikat më të rëndësishme të hartës kulturore shqiptare.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulime në Kishën e Mesopotamit, ikonat e shekullit XIV dalin në dritë – VIDEO
Your Market hap supermarket të ri në Sarandë dhe kërkon Ekonomist/e
Ice Roll në Ksamil kërkon Ndihmës Krepier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
CIAO Beach Bar në Ksamil kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Aksident në rrugën Sarandë – Delvinë, 4 të plagosur transportohen në spitalin e Sarandës
Njoftim pune në Laguna Beach Ksamil. Ofrohet transporti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.