Zbërthehet Marjo: Tregon emrin e personit që pagoi për djegien e zyrës së noterit

Marjo Sinani, i arrestuar nga Policia si autor i djegies së zyrës së noterit Aleko Anagnosti, është zbërthyer dhe ka rrëfyer përpara hetuesve emrin e personit që porositi dhe e pagoi për “punën” që do bënte.

Marjo Sinani u arrestua mëngjesin e 7 qershorit dhe në cilësinë e provës materiale atij i janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.  Policia nuk ka patur asnjë dyshim se Marjo Sinani është paguar nga persona të tjerë për të djegur zyrën e noterit dhe policia e ka marrë në pyetje për zbardhjen e personave që mund ta kenë paguar. 

Policia kishte dyshime edhe për porositësin e kesaj ngjarje dhe paralelisht për sigurimin e provave për shtetasin Marjo Sinani, ka siguruar dhe prova per porositësin e saj .

Mbi bazen e këtyre provave te siguruara nga policia, shtetasi Marjo Sinani kur është gjendur para tyre, nuk i ka mbetur tjeter vec të zbërthehet para grupit hetimor dhe ka pranuar të bashkëpunojë ne lidhje me këtë hetim, i cili është ndjekur në një dinamikë të shpejtë nga grupi hetimor.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama nxjerr karriget, protestuesit i japin menjëherë përgjigjen: “Jep dorëheqjen”
Lexoni më shumë
Rama nxjerr karrige përpara Kryeministrisë: “Hajde uluni”
Lexoni më shumë
1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë
Bebe Rexha shpërndan me miliona ndjekës pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve në Shqipëri
Lexoni më shumë
Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.