Zbardhet skema: Siguracion më i lartë për shoferët 18-21 vjeç, ata me mbi 2 aksidente dhe makina mbi 3000 cc

16/10/2413:20

Shperndaje:

Nga 1 janari 2025, siguracioni i makinave do të diferencohet sipas një skeme të re, ku shoferët problematikë do të paguajnë më shumë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka miratuar një rregullore të re, që parashikon çmime të ndryshme bazuar në 7 faktorë kryesorë të riskut.

 

Faktorët e riskut që ndikojnë çmimin e siguracionit:

 

  1. Historiku i dëmeve: Shoferët me më shumë aksidente në tre vitet e fundit do të paguajnë më shumë.
  2. Fuqia motorike: Makinat me mbi 3000 cc do të kenë siguracion më të lartë për shkak të rrezikut më të madh.
  3. Mosha 18-21 vjeç: Këta drejtues do të jenë më të penalizuar për shkak të përvojës së kufizuar.
  4. Eksperienca në drejtimin e mjetit: Shoferët me më pak përvojë do të kenë tarifa më të larta.
  5. Përdorimi i mjetit: Makinat e përdorura për biznes, që drejtohen nga persona të ndryshëm, do të kenë prime më të larta.
  6. Qarku i regjistrimit: Siguracioni do të ndryshojë sipas zonës ku regjistrohet mjeti, bazuar në numrin e aksidenteve.
  7. Vjetërsia e mjetit: Makinat më të vjetra mund të kenë një faktor risku më të lartë.

 

Ndikimi dhe qëllimi i rregullores së re

 

Rregullorja e re synon të ndërgjegjësojë drejtuesit e mjeteve për të qenë më të kujdesshëm. Shoferët që shkaktojnë aksidente do të penalizohen përmes tarifave më të larta në policën e siguracionit të radhës. Ndërkohë, ata që shmangin aksidentet do të përfitojnë tarifa më të ulëta.

Shoferët që i japin makinën një personi tjetër dhe ky i fundit shkakton aksident, do të penalizohen si drejtuesi i mjetit ashtu edhe pronari. Kompanitë e sigurimit do të ofrojnë transparencë në llogaritjen e primit, duke e bërë këtë proces të qartë për çdo drejtues.

 

Kjo skemë e re, e bazuar në sistemin bonus-malus, do të ndikojë në përgjegjshmërinë e drejtuesve të automjeteve, duke e lidhur çmimin e sigurimit drejtpërdrejt me sjelljen në rrugë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dy fëmijë pa shkollë prej gjashtë muajsh në Sarandë, prindi kërkon zgjidhje
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Kompania KADIU kërkon Përfaqësues Shitjesh dhe Motorist në Sarandë
Skandal në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë: fëmijët lihen jashtë për disa minuta vonesë
Agjenci Turistike “Saranda Center” kërkon Punonjës/e zyre, Shofer dhe Arkëtar/e
Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për 2 të moshuar në Lagjen nr. 1, në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.