Zaptonin trotuarët dhe i përdornin si parking me pagesë, procedohen 4 shtetas – VIDEO

25/07/2313:56

Shperndaje:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim evidentimin e rasteve të zënies së hapësirave publike në mënyrë të paligjshme, për përfitime ekonomike, kanë evidentuar 4 raste të tilla.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. T., 38 vjeç, A. K., 45 vjeç, Sh. A., 58 vjeç dhe F. N., 59 vjeç, banues në Sarandë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin zënë në mënyrë të paligjshme, hapësira publike të dedikuara për parking pa pagesë, dhe i përdornin ato në mënyrë të paligjshme, për të përfituar pagesat për parkimin e automjeteve, kryesisht nga vizitorët dhe turistët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH
Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO
Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.