18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira

Kapet në Sajadhë një 18-vjeçar me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira

Policia greke ka arrestuar një 18-vjeçar i cili transportonte një sasi të madhe droge me një automjet të marrë me qira, ndërsa dyshohet se lënda narkotike kishte kaluar më parë nga kufiri me Shqipërinë.

 

18-VJEÇARI KAPET NË SAJADHË ME RRETH 60 KILOGRAMË KANABIS NË NJË MAKINË ME QIRA

 

Operacioni u zhvillua mëngjesin e sotëm, më 16 mars 2026, nga efektivët e Seksionit të Luftës kundër Narkotikëve pranë Nën-Drejtorisë për Hetimin dhe Zbulimin e Krimeve në Igumenicë.

 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, autoritetet arritën të parandalojnë shpërndarjen e një sasie të konsiderueshme narkotikësh, duke arrestuar drejtuesin e automjetit, ndaj të cilit është ngritur një dosje penale për transport dhe trafikim droge.

 

Ngjarja u zbulua gjatë kontrolleve të targetuara që policia po kryente në zonën e Sajadhës, në rajonin e Thesprotisë, shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Gjatë kontrollit të një automjeti në pronësi të një kompanie që jep makina me qira, policia konstatoi se ai drejtohej nga një shtetas grek.

 

Burime policore dyshojnë se sasia e drogës mund të ketë hyrë më herët në territorin grek nga kufiri me Shqipërinë dhe se i arrestuari e kishte marrë në dorëzim për ta transportuar më tej drejt destinacionit të saj.

 

Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, në hapësirën e bagazhit dhe në sediljet e pasme u gjetën tre çanta udhëtimi. Brenda tyre policia zbuloi dhe sekuestroi gjithsej 55 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 60 kilogramë e 565 gramë.

 

I arrestuari pritet të dërgohet përpara Prokurorisë së Shkallës së Parë në Thesproti, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar lidhjet e mundshme të rastit me rrjete të tjera të trafikut të drogës.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.