Xhaxhai i vajzës 11-vjeçe që denoncoi ngacmimin seksual nga mësuesi, është kërcënuar me vdekje


Xhaxhai i vajzës 11-vjeçe që denoncoi ngacmimin seksual nga mësuesi, është kërcënuar me vdekje. Xhaxhai i vajzës u shpreh dje për kamerat se nëse drejtësia nuk vepron për rastin në fjalë familja do bëjë vetëgjyqësi.
Por një ditë më pas ai shprehet për Report Tv se është kërcënuar me vdekje nga djali dhe kunati i mësuesit, që ngacmoi mbesën e tij. “Do ta paguani shumë shtrenjtë’ ‘Do u djegim’ ishin disa nga kërcënimet, që xhaxhai i vajzës tregon se ka marrë.
Kam marrë kërcënime dhe provokime. Mbrëmë në darkë ishim me familjen në Sarandë në xhiro. Djali dhe kunati i tij (mësuesit) na kanë kërcënuar dhe provokuar, plus edhe disa raste të tjera, që ne nuk i themi sot pa mbaruar punë drejtësia. Ia lëmë drejtësisë të bëjë punën më pas kërcënimeve nga të gjitha. “Do ta paguani shumë shtrenjtë’ ‘Do u djegim’. Pas drejtësisë do të flasim edhe vetë nëse drejtësia nuk e çon deri në fund.
Xhaxhai i vajzës 11-vjeçe
Orët e vona të së shtunës pas publikimit të lajmit në Report TV Policia e Sarandës prangosi mësuesin 60 vjeçar për ngacmim seksual ndaj vajzës 11-vjeçe.
Banorët e fshatit rrëfyen se viktimë e mësuesit 60 vjeçar ka rënë edhe vajza e kolegut të tij vetëm 2 jave para se të behej publik denoncimi i vajzës 11 vjeçare, ngjarje për të cilën banorët shprehen se kanë dijeni.
Kryetari i fshatit sarandjot në të cilin jeton e mitura që bëri denoncimin u shpreh gjithashtu se për mësuesin 60-vjeçar ka pasur edhe më herët denoncime të kësaj natyre.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.