Vritet sarandioti në Greqi, ndërhyri se i ngacmuan kamarieren

16/07/168:17

Shperndaje:


vrasje ne greqiNjë sarandiot është vrarë në afërsi të sheshit “Omonia” të Athinës. Ngjarja ndodhi pas një sherri që nisi për motive të dobëta në një lokal, mes kamerieres dhe një klienti me origjinë irakene. Policia greke ka njoftuar se sherri filloi pasi irakeni ngacmoi kamerieren që punonte në lokal, në pronësi të shtetasit shqiptar. E reja kërkoi ndihmën e pronarit, i cili mbërriti së bashku me një mikun e tij. Në fillim gjithçka nisi me fjalë, derisa irakeni nxori pistoletën dhe qëlloi mbi shtetasin Vangjel Kremidha, nga fshati Kalcat i Sarandës dhe mikun e tij. Ndërkohë mediat greke shkruajnë se Kremidha humbi menjëherë jetën, ndërsa pronari i lokalit mbeti i plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital. I plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, i cili u qëllua nga një plumb që bëri rikoshet. Sipas mediave vendase, policia mbërriti në vendin e ngjarjes por nuk mundi të ndalojë autorin, i cili u largua në rrugicat e qendrës së Athinës. Trupi i viktimës u dërgua në morg, ndërsa policia thotë se pas kontrollit të kamerave të lokalit ka identifikuar autorin e krimit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Butrint – Korfuz”: 11 vite traditë, gara që bashkon sportin me historinë
Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO
Supermarketi Your Market kërkon Arkëtare, Punonjëse bulmeti dhe fruta perimesh
Ndahet nga jeta Prof. Agim Bido – mjeshtri i kostumografisë shqiptare
Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi
Sarandë – 71-vjeçari shpallet në kërkim pas akuzave nga një 19-vjeçare për ngacmim seksual

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.