Vrau tezen dhe fshehu kufomën në bodrum për t`i marrë pensionin

31/07/2110:01

Shperndaje:

Një ngjarje shokuese është zbuluar në fshatrat e Janinës në Greqi, ku një 55-vjeçar ka vrarë tezen e tij dhe kufomën e kishte në një arkë në bodrumin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth 2 muaj e gjysëm më parë, por që është zbuluar vetëm ditën e sotme.

55-vjeçari, i cili u arrestua nga policia pasi gjeti trupin e tezes së tij 69-vjeçare në një arkë, në shtëpinë e saj në Repetisti Pogon, i tha policisë se 69-vjeçarja vdiq dhe ai e fshehu trupin e saj në budrum për të vazhduar mbledhjen e pensionit të saj, i cili ishte rreth 600 euro.


Sipas informacioneve, koha e vdekjes së 69-vjeçares përcaktohet në një periudhë para 2 deri 2.5 muajsh, në maj 2021.
Nën Drejtoria e Sigurisë së Janinës, e cila kreu hetimin paraprak, ka urdhëruar një ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa personi i arrestuar do të dërgohet në Prokurorinë Publike të Janinës.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Taverna Rrapo në Sarandë kërkon Zgarist dhe Sanitare
Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij në Sarandë, vihen në pranga 2 vëllezërit
Automjeti merr flakë pas goditjes nga kamioni, humbin jetën 3 shqiptarë – VIDEO
Restorant “Sirocco” në Sarandë kërkon Banakier/e
Bujar Leskaj: Rama dështoi në mënyrë skandaloze me emergjencën e zjarreve
Hotel Saranda kërkon Sanitare (me kohë të plotë ose part-time)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.