Bujar Leskaj: Rama dështoi në mënyrë skandaloze me emergjencën e zjarreve

Bujar Leskaj: Rama dështoi në mënyrë skandaloze me emergjencën e zjarreve

 

Deputeti i qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si qeveria menaxhoi emergjencën e zjarreve gjatë muajve korrik dhe gusht, duke e cilësuar si një “dështim skandaloz” dhe “papërgjegjshmëri kriminale” nga ana e kryeministrit Edi Rama.

 

Bujar Leskaj: Kryetarët e Degëve të PD-së nuk duhet të dorëhiqen – çdo ndryshim i këtij parimi cënon frymën demokratike

 

Sipas tij, mijëra hektarë pyje dhe kullota u dogjën, ndërsa shteti shqiptar u tregua i zhveshur nga çdo strategji, kapacitet teknik dhe koordinim institucional.

 

Shifra që tregojnë dështimin

 

Leskaj thekson se Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon që nuk kishte asnjë mjet ajror për shuarjen e zjarreve.

 

  • Greqia vuri në veprim 20 mjete ajrore,
  • Mali i Zi 9,
  • ndërsa Shqipëria kishte zero.

 

“Për çdo vatër zjarri, ne dërgonim vetëm 15–30 zjarrfikës, kurse Mali i Zi mbi 50. Koha e reagimit tek ne arrinte deri në 12 orë, ndërsa fqinjët reagonin për 2 orë. Shqipëria u var 100% nga ndihma e huaj,” – u shpreh Leskaj.

 

Institucione të paafta dhe mungesë strategjie

 

Deputeti Leskaj akuzon qeverinë Rama se nuk ka një strategji kombëtare të përditësuar për menaxhimin e zjarreve dhe se kompetencat janë shpërndarë qëllimisht për të shmangur përgjegjësinë.

 

“Në vitin 2025, Shqipëria është i vetmi vend në rajon pa asnjë mjet ajror për emergjenca. Zjarrfikësit e varfër, pa pajisje mbrojtëse, u lanë si mish për top, ndërsa qeveria bënte propagandë nga Tirana,” – deklaron Leskaj.

 

Mungesë transparence dhe mashtrim publik

 

Sipas Bujar Leskaj, qeveria Rama nuk raportoi në kohë reale sipërfaqet e djegura dhe numrin e vatrave, duke manipuluar publikun dhe partnerët ndërkombëtarë.

 

“Banorët nuk morën informacion për evakuim, zjarrfikësit nuk kishin panoramë të qartë, ndërsa BE-ja kërkon transparencë të plotë. Qeveria Rama zgjodhi errësirën dhe mashtrimin,” – shtoi ai.

 

Apeli i Bujar Leskaj

 

Leskaj theksoi se Shqipëria ka nevojë urgjente për:

 

  • mjete ajrore dhe pajisje moderne,
  • një agjenci unike kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive,
  • strategji parandaluese me pastrim pyjesh dhe edukim të komuniteteve.

 

“Ky regjim ka bërë divorc me interesat e qytetarëve. Sekti Rama është rreziku më i madh për sigurinë e shqiptarëve,” – përfundon deputeti i qarkut Vlorë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.