Votimi për 8 emrat, test për të ardhmen e PD Sarandë

04/10/2012:34

Shperndaje:


Kryesia e Partisë Demokratike ka dërguar 8 emrat të cilët do të votohen ditën e nesërme si përfaqësuesit e kësaj force politike për kandidatë të mundshëm për deputetë dhe pushtetin lokal.
8 emrat e propozuar nga kryesia e PD janë:
1. ILIR NIKOLLI
2. IRINI NACI
3. JOLIO DINE
4. KLAUDIJA BAJRAMI
5. KRESHNIK BOZHO
6. SHPETIM AHMETI
7. SKERDILAJD SULOZEQI
8. ZANA PIRO

Në krye të listës, kjo për shkak të rëndëtjes alfabetike, ndodhet Ilir Nikolla, i cili kandidoi si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 25 qershorit 2019, garë në të cilën arriti të merrte rreth 20% të votave. Më herët, kryesia e PD e kishte eleminuar emrin e Ilir Nikollës nga gara për kryetar të degës së PD Sarandë, veprim i cili nga një pjesë e madhe e demokratëve u komentua si veprim për të favorizuar rizgjedhjen në krye të PD të kryetarit aktual Hariz Mema.
Edhe emrat e tjerë shpeshherë janë përshirë në debate dhe kundërshti mes grupeve brenda PD Sarandë.

Nga ana tjetër, në këtë listë mungojnë emrat e 2 drejtuesve të PD Sarandë: Kryetarit Hariz Mema dhe sekretares Matilda Qurku, të cilët pavarësisht se ishin pjesë e listës BASHA në zgjedhjet e 2017, nuk pranuan të japin dorëheqje nga funksionet dhe t`i nënshtroheshin votimit nga anëtarësia si përfaqësues politik për zgjedhjet e ardhshme.

Dega e PD Sarandë prej zgjedhjeve vendore të 2015 është karakterizuar nga përplasje dhe mosbesim, ku grupe dhe individë shpeshherë kanë hedhur akuza për përjashtime dhe mospërfshirje.
Ky votim i 8 emrave dhe rezultati i këtij votimi vetëm 6 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare do të jetë një test për të ardhmen e PD Sarandë.
Mbetet për t`u parë se a do të kemi votim në bllok të 8 emrave, ashtu siç ka ndodhur deri tani në të gjitha qarqet ku janë zhvilluar votimet, apo votimi do të shërbejë për të nxjerrë përsëri mëritë e vjetra, duke kontestuar emra.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.