Vijojnë problemet me rrjetin elektrik në Sarandë, momenti kur kablli shpërthen në flakë – VIDEO

25/07/2312:32

Shperndaje:

Vijojnë problemet me energjinë elektrike në Sarandë. Një kabëll elektrik ka shpërthyer përballë gjykatës së Sarandës, duke shkaktuar panik te banorët dhe kalimtarët.

Qytetarët e Sarandës që janë gjendur paraditen e sotme në rrugën pranë gjykatës, kanë përjetuar momente të frikshme pasi telat e korrentit dhe një kabull elektrik bënë masë dhe shpërthyen në flakë.

Në një video të siguruar nga Saranda Web duket që telat shpërthejnë në flakë dhe dëgjohen shpërthime.

Qytetarë të tmerruar duket që largohen, ndërsa disa i bëjnë thirrje të tjerë të largohen pasi mund tu rrezikohet jeta.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme sidomos në makina të cilat u gjendën rastësisht të parkuara aty. Nga dëshmitarët mësohet se janë dëmtuar 4 makina që ishin të parkuara pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.  

“Katrahurë. U përvëluan të gjitha makinat por shyqyr që nuk u gjendën kalimtarë në ato momente aty” thotë një qytetar.

Një qytetar thotë se i janë dëmtuar dhe pajisje elektroshtëpiake. Menjëherë më pas ka ndërhyrë punonjësit e OSHEE-së të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur punën për riparimin e kabullit elektrik.

Rrjetat e “merimangave” të fijeve të korrentit, apo të internetit, vazhdojnë të lidhin pallatet e ndërtesat me njëra-tjetrën dhe mbi kokën e qytetarëve janë shqetësuese. Tela të zhveshur apo të paizoluar mirë nga momenti në moment mund të kthehen në burim fatkeqësie.
Lajmi ne perditesim…


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.