Vidhet tjetër shtëpi në Sarandë, hajdutët marrin para dhe bizhuteri

15/12/1713:18

Shperndaje:


Komisariati i Policisë Sarandë njofton për një tjetër vjedhje në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në lagjen nr. 4, ku është vjedhur banesa e një shtetasi vjeç 48.
Mësohet se hajdutët kanë arritur të vjedhin  një sasi lekësh dhe disa bizhuteri.
Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Vjedhjet në qytetin e Sarandës janë kthyer në një ritual të zakonshëm dhe ku policia gjithmonë shprehet me po të një njëjtën frazë “Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, pasi njoftimet për kapjen e autorëve nuk ekzistojnë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Në kulmin e rritjes së çmimit të naftës, qeveria vendos edhe dy taksa të tjera
Rama: “Në Shqipëri nuk ka oligarkë”. Ju nuk i meritoni të gjitha të zezat që thonë për ju
Rritja e çmimit të naftës, Rama takim me biznesin: Do ndihmojmë vetëm pensionistët
Shqetësonte me telefonata dhe mesazhe 2 shtetase, procedohet penalisht
Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë
Jepet me qira ambient për staf sezonal në Ksamil

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.