Shqetësonte me telefonata dhe mesazhe 2 shtetase, procedohet penalisht

Shqetësonte me telefonata dhe mesazhe 2 shtetase, procedohet penalisht
Një 39-vjeçar është proceduar penalisht në Sarandë pasi dyshohet se ka shqetësuar dy shtetase përmes telefonatave dhe mesazheve.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit me inicialet O. P., 39 vjeç, banues në Sarandë.

 

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se ky shtetas ka shqetësuar dy shtetase duke i kontaktuar vazhdimisht nëpërmjet thirrjeve dhe mesazheve telefonike.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë