VILA ANTIKE E ÇUKËS – VIDEO

Vila Antike e Çukës – Në fshatin Çukë, pranë qytetit të Sarandës, ndodhen rrënojat e një monumenti antik, në vendin e quajtur Xhumbarë. Monumenti përbëhet nga një oborr i fortifikuar me blloqe trapezoidal. Në qendër të tijndodhet një strukturë katërkëndore me gjerësi 12 metra dhe disa shkallë të brendshme që dëshmojnë se ndërtesa ka qenë me dy kate.

Vila Antike e Çukës – Në sipërfaqe dallohen gjithashtu rrënoja ambientesh që i mbështeten murit të oborrit në pjesën lindore dhe veriore. Monumenti përmendet për herë të parë nga arkeologët L. M. Ugolini, N. G. L. Hammond dhe Dhimosten Budina. Ndërsa një gërmim i pjesshëm arkeologjik i tij është kryer në vitet 1970 nga M. Dhima. Materiali i dalë nga gërmimi arkeologjik e daton monumentin rreth gjysmës së dytë të shekullit III p.e.s. Monumenti ka një fazë të dytë zhvillimi në fillimet e periudhës romake, ku me sa duket sipërfaqja e ndërtimit zgjerohet.

Një studim më i kompletuar dhe një planimetri më e detajuar është kryer së fundmi nga projekti shqiptaro-italian që punon në parkun arkeologjik të Finiqit, nga arkeologët E. Giorgi dhe J. Bogdani.

Vila Antike e Çukës – Studimet e fundit tregojnë se ky sit arkeologjik është një fermë e fortifikuar, ndoshta pronë e një qytetari të pasur të kohës. Vila pasur funksion ekonomik dhe jo ushtarak siç është interpretuar më parë. Ajo është njëra prej shumë fermave të fortifikuara, të identifikuara në territorin e Kaonisë. Monumenti ka një fazë të dytë zhvillimi në fillimet e periudhës romake, ku me sa duket sipërfaqja e ndërtimit zgjerohet.


Ajo është njëra prej shumë fermave të fortifikuara, të identifikuara në territorin e Kaonisë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë
Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.