Vendimi: S’ka më të derdhen ujëra të zeza në det. Reagon biznesi: Impiantet na kushtojnë shumë

01/03/2418:16

Shperndaje:

Që nga fshatrat, komplekset turistike, resortet, hotelet, motelet, bujtinat, kampingët dhe njësitë e tjera të akomodimit të ngritura në zonat bregdetare, pranë liqeneve dhe lumenjve që nuk trajtojnë ujërat e ndotura dhe i derdhin ato në ujërat larëse janë të detyruara të zëvendësojnë gropat skeptike me instalim impiantesh të teknologjisë së fundit.

Pas publikimit në Fletoren Zyrtare më 5 janar 2024 të Aktit Normativ “Për marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse” ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kanë firmosur udhëzimin e përbashkët ku përcaktohen standardet teknike që duhen të ndiqen nga subjektet pranë zonave bregdetare, liqenore dhe lumenjve, për zëvendësimin e gropave skeptike me instalimin e impianteve bashkëkohore për trajtimin e ujërave të ndotura.

Por bizneset ngrenë shqetësimin se instalimi i impianteve të kërkuara, që siç përcaktohet në udhëzim do të trajtojë mbetjet me llum aktiv, kushton në vlera nga 80 mijë deri 100 mijë euro. Nga drejtuesit e bizneseve u tha se kostoja për instalimin e impiantit është e papërballueshme në prag të sezonit të ri turistik. Afati për instalimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura është 90 ditë pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ.

Bizneset kanë afat deri në fund të muajit mars të instalojnë pajisjet apo sistemet e përcaktuara ose në të kundërt, siç përcaktohet në Aktin Normativ nëse Task-Forca, pas kryerjes së monitorimit dhe inspektimit, kur konstaton mosvendosjen e impiantit apo sistemit individual në përputhje me rregullat teknike për trajtimin e ujërave të ndotura, bizneset do të dënohen me gjoba që variojnë nga 1,500,000 lekë deri në 2,650,000 lekë. Po ashtu subjektet nuk do të mund të marrin edhe certifikatën e përdorimit për objektin ose projektin e ndërtuar apo të zhvilluar.

Udhëzimi

Udhëzimi të përbashkët i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit përcakton standardet teknike për zëvendësimin e gropave skeptike me instalimin e impianteve.

“Kjo Rregullore Teknike bën të mundur orientimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike, në zonat bregdetare dhe bregun e liqeneve e të lumenjve apo janë në proces ndërtimi ose kanë aplikuar për leje ndërtimi, në bazë të kapacitetit dhe zgjidhjeve teknike ekzistuese të instalojnë impiante të trajtimit të ujërave të ndotura sipas përcaktimeve në Aktin Normativ nr.8, datë 28.12.2023.

Në përmbajtje të saj fillimisht përcaktohen vlerat e lejuara të shkarkimeve nga trajtimi i ujërave të ndotura, të cilat duhet të përmbushen nga subjektet përkatëse, teknologjia për trajtimin e ujërave të ndotura, e cila duhet të jetë ajo e trajtimit me llum aktiv, si dhe zëvendësimi i Gropave Septike.

Nga ana tjetër, janë dhënë udhëzime për mënyrën e vendosjes së impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, i cili duhet të përfshijë njësinë e paratrajtimit ose trajtimin mekanik, njësinë e trajtimit biologjik dhe pusetën e kontrollit në dalje të impiantit.

Gjithashtu, janë parashikuar, kushtet teknike të instalimit të Impiantit, duke përfshirë procesin e gërmimit, mbushjes dhe rikthimit të sipërfaqeve në gjendjen e mëparshme”, citohet në udhëzim “Për miratimin e rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotur për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotur dhe të pa trajtuara pranë ose në ujëra larës”.

Në udhëzim përcaktohet se teknologjia e Impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura duhet të jetë ajo e trajtimit me llum aktiv. “Të gjitha subjektet që disponojnë Gropa Septike duhet t’i zëvendësojnë me impante të trajtimit me llum aktiv dhe të plotësojnë standardet mbi vlerat e lejuara të shkarkimeve sipas përcaktimeve në Aneksin nr. 2 të kësaj Rregullore Teknike”, thuhet në rregullore.

Në rregullore llogariten edhe kapacitetit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura që do të përcaktohet sipas madhësisë së subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik sipas përkufizimeve të nenit 2, të Aktit Normativ nr. 8, datë 28.12.2023, si dhe kapacitetit të shfrytëzimit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Policia kontroll fizik një 17-vjeçari në Sarandë, i gjendet një thikë dhe kanabis
Qendra Estetike Doctor Fish Sarandë kërkon parukier/e me eksperiencë për bashkëpunim
Një 16-vjeçar kapet nga Policia duke drejtuar një automjet
MEMALIAJ – BUTRINTI 0-3 / LIVE NË SARANDA WEB
Rezultatet e Zgjedhjeve për Kryetarin e ri të MEGA për çdo qendër
Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë MEGA, përfaqësuese e minoritetit grek në Shqipëri

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.