Vazhdon replika Stefan Çipa – Flamur Shehu. Çipa: Pazaret nuk i bëjnë futbollistët, por…
Pas kësaj, trajneri i KS Butrinti Flamur Shehu në një koment në Saranda Web është shprehur : ” iken kohet e arta.1.000.000.000 leke per te zene vendin e tret me 12 lojtare te huaj me kontrata dhe jo me rroga 300.000 lekshe.sakrifikimin qe sote po bejne te gjithe futbollistat sarandjot per te dhene gjithcka per ekipin e tyre duhet falenderuar.Eshte shume luks te mbashe postin e zv.ministrit te mbrendeshme ne kete kohe dhe te flasesh ne medja per shitje ndeshje me gjirokastren eshte nje munges respekti per veten e vete.falm per mirkuptimin” – përfundon komenti i trajnerit Shehu.
Në lidhje me këtë koment të trajnerit të Butrintit, ka reaguar përsëri ish kryetari i bashkisë Sarandë Stefan Çipa :
“Para dy ditësh si sportdashës sarandiot (dhe jo si Zv ministër) bëra një reagim publik pasi ndoqa një pjesë të ndeshjes në Gjirokaster. E bëra reagimin që ne të gjithë të marrim masat e nevojshme që ekipin ta shpëtojmë nga rënia nga kategoria. Duke parë reagimin e atyre që e cuan në këtë gjendje ekipin, këtu ku jemi, nuk mundem të mos jem realist ndaj disa të vërtetave që profesor Muli kërkon ti shtrembëroj.
Nuk akuzova aspak ekipin e Gjirokastrës për pazare dhe për vlerat që tregoi në fushë. E meritoi plotësisht fitoren dhe fal zemërgjerësisë së tyre nuk pësuam dhe më shumë gola. Akuzova pazarxhinjtë e Butrintit se pazaret janë dhe jashtë fushe dhe me metoda të tjera. Unë në asnjë moment nuk thashë që pjesë e pazareve janë futbollistët e ekipit tonë. Doja ti kujtoja Profesor Mulit se nuk kam asgjë personale me të. Përkundrazi e mbështes kur ka rezultate të mira në sport. Por kur Butrinti ynë është me 16 pikë në vend të parafundit me 4 fitore, 4 barazime dhe 13 humbje, me vetëm 11 gola të shënuar( afersisht sa 1/2 e golave që ka shënuar deri tani Raboshta) dhe 33 të pësuar nuk mund të hesht si sarandjot.
Do ti kërkoja ndjesë prof. Mulit nëse do më nxjerr që jo në një vit por në 4 vite të marra së bashku të jenë shpenzuar 1 miliard lekë sic pretendon ai. Dua të theksoj gjithashtu se të ardhurat që sigurohen tani nga biletat janë sa 1/5 e atyre që siguroheshin vitin e kaluar.
Do ti kërkoja falje prof.Mulit po qe se më thotë edhe një lojtar sarandjot që i është ulur rroga sivjet në lidhje me një vit më parë. Pagat e tyre nuk janë 300 mijë sic thot Prof. Muli por më të larta.Po te doni i bej dhe publike.
Doja ti kujtoja prof. Mulit se me sa lekë i mori lojtarët e fazës së parë (Gega ,Zyliftari etj) dhe sa minuta i ka aktivizuar lojtarët e rinj Sarandjot??? Si Sarandjot i vjetër që është…
Faleminderit për mirëkuptimin” – përfundon deklarata e Stefan Çipës
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
12/04/1614:24
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
12/04/1614:24
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
12/04/1614:24
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
12/04/1614:24
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
12/04/1614:24