Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit

02/02/2620:08

Shperndaje:

Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit

 

Pedagogia dhe arkitektja Persida Shkrepa është emëruar në krye të Instituti i Ndërtimit, një nga institucionet kyçe për sektorin e ndërtimit në vend.

 

 

Persida Shkrepa është me origjinë nga Saranda, ndërsa emërimi i saj vjen pas një angazhimi të gjatë profesional në fushën e arkitekturës dhe arsimit të lartë. Ajo është prezantuar ditën e sotme me stafin e institucionit, ku pritet të drejtojë proceset teknike dhe institucionale të Institutit të Ndërtimit.

 

Shkrepa ka qenë gjithashtu kandidate për deputete në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e majit 2025, duke u përfshirë aktivisht në jetën publike dhe politike përpara marrjes së kësaj detyre institucionale.

 

Ajo ka ndjekur studimet e larta në Tiranë dhe, pas diplomimit në arkitekturë, ka ushtruar aktivitetin e saj profesional si arkitekte dhe pedagoge. Paralelisht, ka hapur edhe studion e saj profesionale, ku ka realizuar projekte të ndryshme ndërtimore.

 

Përvoja akademike dhe profesionale e Shkrepës pritet të kontribuojë në forcimin e rolit të Institutit të Ndërtimit dhe në zhvillimin e mëtejshëm të standardeve teknike në industrinë e ndërtimit në Shqipëri.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Print Stop Sarandë kërkon të punësojë Graphic Designer
KREPERIA RAYAN kërkon Krepier/e,  Kamarier/e,  Banakier/e dhe  Kuzhinier/e për mëngjeset
Roal Food kërkon të punësojë Ekonomiste në Sarandë
Zjarr në godinën e Muzeut Nënujor në Sarandë, panik mes banorëve përreth – VIDEO
Mbledhja e Këshillit Bashkiak – në fokus rregullorja për taksitë dhe shpronësimet te EkoKampusi
U godit me thikë gjatë një sherri, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar në Greqi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.