Universiteti i Sarandës shpall konkurs për 2 vende pune


Universiteti i Tiranës shpall konkursin kandidatët për:
-2(dy) vende të lira pune për personel akademik në Filialin e UT, Sarandë, dega administrim – biznes, të kategorisë “Asistent-Lektor”.
Kandidatët konkurrentë për 2(dy) vende pune për personel akademik në Filialin e UT, Sarandë, dega administrim -biznes, të kategorisë “Asistent-Lektor”, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
1.Të ketë përfunduar studimet e nivelit të parë bachelor dhe të dytë (Master i Shkencave) ose diploma ekuvalente me to në fushën e ekonomisë në Fakultetin e Ekonomisë të UT ose në universitete të tjera publike brenda ose jashtë vendit në të njëjtën fushë.
2. Të kenë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë bachelor mbi 8 dhe mbi 8 në ciklin e dytë të studimeve master i shkencave (në rastet e diplomave të integruara të nivelit të dytë, Buletini Nr. 50 datë 16 Dhjetor 2019 Agjencia e Prokurimit Publik Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 308/311
nota mesatare duhet të jetë mbi 8). Në rastet kur ka përfunduar studimet jashtë vendit, kandidati duhet të ketë notë mesatare mbi 7.
3. Të zotërojë me dëshmi së paku një gjuhë të huaj perëndimore.
4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
5. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurentë për këto vende pune, preferohet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
1. Preferohet të njohin gjuhën angleze.
2. Të kenë përvojë në mësimdhënie në shkollat e larta.
3. Të kenë botime shkencore, artikuj me faktorë impakti, pjesëmarrje në konferenca etj
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Filialit të Universitetit të Tiranës në qytetin e Sarandës, këto dokumenta:
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
1. Kërkesë me shkrim
2. Curriculum vitae
3. Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar).Për diplomat e marra në
universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së
njohjes nga organi kompetent.
4. Listat e notave (fotokopje e noterizuar)
5. Dëshmi të pjesëmarjes në konferenca apo seminare, ëorkshop etj
( fotokopje të noterizuar)
6. Të paktën dy referenca nga profesor të fakultetit përkatës.
7. Dëshmi penaliteti.
8. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
9. Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
10. Kopje të librezës së punës.
Dokumentat pranohen në Filialin e UT, Sarandë, nga data 16.12.2019-30.12.2019.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.