Unioni i Gazetarëve Sarandë ndan çmimet “Gazetar i Vitit 2025”: Media si mision, jo privilegj
Unioni i Gazetarëve Sarandë ndan çmimet “Gazetar i Vitit 2025”: Media si mision, jo privilegj
.
Unioni i Gazetarëve Sarandë hapi zyrtarisht kalendarin e aktiviteteve për vitin 2026, me një veprimtari që mblodhi së bashku gazetarë nga media të shkruara, audiovizive dhe platformat sociale që operojnë në jug të vendit. Aktiviteti me temën “Media 2026, Pushteti i Publikut” u shënua nga një interes i gjerë dhe pjesëmarrje e lartë e profesionistëve të fushës.
.

.
Në këtë event ishte i pranishëm edhe Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, si dhe përfaqësues të mediave nga Gjirokastra, mes tyre drejtues dhe korrespondentë të mediave kombëtare e lokale, si dhe përfaqësues të institucioneve akademike dhe kulturore.
.
Veprimtaria u konceptua si një ndërthurje mes punës në terren dhe reflektimit profesional, duke u shoqëruar me vlerësime për punën e gazetarëve gjatë vitit 2025 dhe urime për një vit të ri më dinamik dhe sfidues për median.
.
Një nga ndalesat kryesore të gazetarëve ishte Bashkia e Sarandës, ku grupi u prit nga Kryetari i Bashkisë, Oltion Çaçi. Kryebashkiaku prezantoi para gazetarëve panoramën e projekteve prioritare që pritet të transformojnë Sarandën dhe Ksamilin gjatë vitit 2026. Në fokus ishin investimet në infrastrukturën rrugore dhe turistike, furnizimin me ujë të pijshëm, kanalizimet, si dhe projektet rehabilituese në kulturë, arsim dhe sport.
.
Gazetarët ngritën gjithashtu pyetje lidhur me problematika konkrete si mobiliteti urban, parkimet, e ardhmja e Ecokampusit, Kinoteatrit, muzetë në ndërtim, si dhe projekti i Bypass-it të Ksamilit, për të cilat kreu i Bashkisë dha sqarime dhe qëndrime institucionale.
.
Në vijim, aktiviteti u zhvendos në kantinën e verës “Isak”, në Vrion, ku gazetarët nga Saranda dhe Gjirokastra u njohën nga afër me një histori 34-vjeçare sipërmarrjeje. Administratori Ismail Sinani prezantoi rrugëtimin e ndërtimit të markës “Isak”, që nga prodhimi i verës, zgjerimi me linjën italiane për vaj ulliri, deri te zhvillimi i agroturizmit dhe projekti i akomodimit me shtëpi druri.
.
Sinani theksoi se ky investim është kthyer sot në një destinacion unik në shkallë vendi, i frekuentuar nga mijëra turistë të huaj, falë cilësisë së certifikuar të verës, vajit ekstra të virgjër të ullirit dhe produkteve bio që ofrohen në agroturizëm. Ai ndau me gazetarët edhe vështirësitë e shumta të hasura ndër vite, duke nënvizuar se këmbëngulja dhe puna e vazhdueshme kanë qenë çelësi i suksesit.
.
Eventi “Media 2026, Pushteti i Publikut”, i moderuar nga gazetari Ermir Hoxha, u përmbyll në një atmosferë simbolike urimesh dhe trokitjesh gotash për një vit të mbarë, duke qenë se aktiviteti u zhvillua më 14 janar, një datë që shpesh konsiderohet si “1 janari i dytë”.
.
Një nga momentet më të veçanta të veprimtarisë ishte ndarja e çmimeve “Gazetar i Vitit 2025”, ku Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe Dega e Sarandës nderuan gazetaret Shpresa Dine dhe Silvia Sulaj, si dhe gazetarët Agron Mema, Uesli Didani dhe Viktor Avdia.
.
Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Sarandës, Thoma Nika, falenderoi kolegët dhe të ftuarit për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e veprimit të përbashkët në mbledhjen e informacionit, si një vlerë e shtuar profesionale krahas punës individuale të përditshme.
.
Eventi u përshëndet edhe përmes artit, nga monofonisti gjirokastrit Roland Çenko, i cili solli një interpretim karakteristik të logatjes, duke i dhënë aktivitetit një dimension kulturor dhe emocional.
.
Në thelb, “Media 2026, Pushteti i Publikut” riafirmoi mesazhin se informimi është mision dhe jo privilegj, duke theksuar nevojën që media t’u japë zë njerëzve të punës, shqetësimeve të qytetarëve dhe problematikave që mbeten pezull, në mënyrë që gazetaria të jetë realisht në shërbim të publikut.
.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
16/01/2610:44
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
16/01/2610:44
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
16/01/2610:44
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
16/01/2610:44
Suvenire nga Saranda
16/01/2610:44