Ukrainasit fillojnë të blejnë shtëpi në bregdet

19/01/1611:51

Shperndaje:


Të moshuarit e Europës Qendrore e Veriore, kërkojnë shtëpi me qira në dimër, pasi duan të kalojnë pushimet në vende të ngrohta dhe me kosto jetese të ulët. Në blerje kryesojnë norvegjezët. Rritet interesi i turistëve francezë pas vendosjes së linjës direkte ajrore…. Pas nordikëve janë ukrainasit ata që kanë “zbuluar” bregdetin e natyrën e ngrohte shqiptare dhe kanë filluar të blejnë pasuri të paluajtshme. Lajmi konfirmohet nga agjencitë e pasurive të paluajtshme që veprojnë në bregdet. “Ndryshe nga vitet e mëparshëm, bie në sy interesi në rritje nga qytetarë ukrainas, të cilët përveçse kanë vizituar vendin tonë edhe si turistë, kanë investuar në vendin tonë duke blerë apartamente në bregdet. Blerjet e tyre janë përqendruar më shumë në Sarandë dhe Durrës në apartamente me çmime nga 30.000-50.000 euro”,  AlbaniaPropertyGroup. Pjesa më e madhe e ukrainasve kanë eksploruar Sarandën me makinat e tyre familjare, por ndërkohë ka pasur edhe një pjesë tjetër që ka vizituar vendin tonë përmes paketave  turistike ofruar nga agjenci ukrainase. Këto të fundit kanë organizuar edhe fluturime direkte me charter nga Kievi. Destinacioni kryesor i tyre ishte Riviera Shqiptare. Saranda vazhdon të jetë e preferuar nga norvegjezët, të cilët janë blerës të mirë të apartamenteve në vijën e parë në qytet. Konomi thotë se interesi i të huajve është kryesisht në zonën e Rivierës në Dhërmi, Qeparo, Himarë. Në përgjithësi preferojnë apartamente të mëdha me dy dhoma gjumi. Dhe çmimet që ata paguajnë shkojnë mbi 65.000 euro. Si blerës të pronave, deri tani norvegjezët janë në nivel shumë më të lartë në numër se nacionalitete të tjera në vendet nordike. Norvegjezët e parë kanë blerë apartamente në Sarandë që në vitin 2008. Ndikim mjaft të mirë në promovimin e Sarandës si destinacion turistik ka agjencia suedeze Apollo, e cila operon si në Suedi edhe në Norvegji. Një tjetër dukuri është shtimi i interesi nga të moshuarit për të kaluar dimrin në një vend të ngrohtë, teksa duket se banorët e vendeve të ftohta po zbulojnë një Spanjë të dytë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama kritika ndaj Ardit Bido: Nuk arrite pritshmëritë, ti duhet të mësosh nga Damiani
KOKO Hotel & Fast Food në Ksamil kërkon staf për sezonin 2016 – Ofrohet akomodim
Parakalimet e gabuara, manovrat e rrezikshme dhe celulari në timon nuk do të tolerohen nga Policia 
Rregullat e reja: privatët këtë vit do mund të shfrytëzojnë edhe 80% të plazheve publike
Këtë verë banorët do mund të flenë 1 orë më shumë, muzika ndalon në orën 23:00
Spiropali përplaset me ministren nga Shalësi i Sarandës, Rama: Mos më detyro të të nxjerr jashtë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.