U nis nga Delvina për të shitur një kallash të ndryshkur në Sarandë – VIDEO

02/07/2410:27

Shperndaje:

U nis nga Delvina për të shitur një kallash të ndryshkur në Sarandë, kapet nga Policia.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë realizuar me sukses operacionin policor të koduar “Strike 16”.

Si rezultat i këtij operacioni, është arrestuar shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Delvinë. M. H. u kap në flagrancë duke mbajtur me vete një armë zjarri të tipit kallashnikov, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.

 

 

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale, duke siguruar kështu një element të rëndësishëm për hetimet e mëtejshme.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme ligjore.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rrufeja shkakton katastrofë në Delvinë, ngordhin deri në 200 dele në malin mbi Kopaçez
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Utopia Beach Bar Ksamil kërkon Kamarier/e, Barman dhe Nd. Kuzhinier. Ofrohet akomodim
Moretti Restorant & Pizza në Sarandë kërkon të punësojë staf
Protestuesit shpartallojnë gardhin e Policisë, rrebelimi qytetar vërshon përpara kryeministrisë
Restorant “Nëndetsja” në Sarandë kërkon staf. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.