U kundërshtua nga banorët, dërgohet në KB për miratim projekti i Parkut Fotovoltaik në Sarandë

23/02/2413:51

Shperndaje:

Pavarësisht kundërshtimit nga ana e banorëve përgjatë 2 ditëve të dëgjesës publike, Bashkia Sarandë ka futur në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak miratimin e dhënies me qira të tokës për ndërtimin e parkut Fotovoltaik në Sarandë.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak do të zhvillohet më 29 Shkurt, ora 12:00 dhe pika 5 e Rendit të Ditës do të jjetë: Projekt-vendimi “Për miratimin në parim të dhënies me qira, me konkurrim, të një sipërfaqeje prej 60 ha, pjesë e pasurisë me nr.8 dhe nr.15 zona kadastrale 2806 për zhvillim aktiviteti prodhim energjie nga burime të rinovueshme, nëpërmjet paneleve fotovoltaike”.

Gjatë 2 ditëve të dëgjesës publike banorët e Sarandës kanë kundërshtuar ndërtimin e Parkut Fotovoltaik. Shpjegimet e dhëna nga përfaqësuesit e bashkisë për krizën në të cilën ndodhet vendi për shkak të shterimit të burimeve energjitike dhe se panelet diellore janë miqësore me mjedisin, nuk kanë bindur banorët për dobinë e pritshme që mund të sjellin këto panele diellore.

Përfaqësuesi i Shoqatave mjedisore Sofokli Thoma ka shpjeguar hollësisht pse këto panele nuk duhen ndërtuar në atë zonë. Sofokli Thoma ka thënë se zona ku kërkohen të ndërtohen këto panele nuk ka efektivitet, pasi zonën dielli e kap vetëm pas orës 10 të mëngjesit dhe se në zonën e Sarandës ka zona të tjera ku energjia diellore mund të ketë eficensë më të mëdha, duke përmendur Vanën, Vergoin, Bufin dhe Kardhikaqin në Delvinë.

Banorët theksuan gjithashtu se zona e Sarandës ka prioritet turizmin dhe jo prodhimin e energjisë.

Nga ana e banorëve u tha gjithashtu se zona ku planifikohet të ndërtohen panelet diellore ka probleme me pronësinë. Më herët Saranda Web publikoi Kartelën e Pasurisë ku planifikohet ndërtimi i Parkut Fotovoltaik e cila rezulton e bllokuar nën sekuestro konservative.

Gjatë 2 ditëve të zhvillimit të dëgjesës publike, e u transmentua drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web, nga ana e banorëve u kundërshtua me forcë plani për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik në Sarandë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zjarri në Çukë, forcat zjarrfikëse dhe helikopter në vendngjarje – VIDEO
Punonjësit e Ujësjellësit sherr me banorët në Ksamil, përdoren hunj dhe grushta
Gjiri i Hartës kërkon Ekonomist/e dhe staf sezonal. Ofrohet akomodim
PIZZA SAVOS NË SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË PICIER
Restaurant Horizonti në Borsh kërkon të punësojë Staf. Ofrohet akomodim
Detjon Vuria emërohet drejtor Sportiv i Ekipeve të Butrintit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.