U kapën duke ndërtuar pa leje: Arrestohen 2 punëtorët, pronarja në ndjekje penale

16/06/217:06

Shperndaje:

Policia e Shtetit njofton se në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ato të Komisariatit të Policisë Himarë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar ndërtimin pa leje të katër objekteve, të dy strukturave prej druri dhe të një muri mbajtës.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve F. B., 47 vjeç banues në Konispol dhe T. P., 44 vjeç, banues në Lushnjë (punëtorë), si dhe u procedua penalisht pronarja e objektit, shtetasja V. H., 37 vjeçe, banuese në Sarandë.

Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet, në Ksamil, duke kryer punime në një objekt (proceduar më parë), pa leje nga autoritetet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Atentat në qendër të Sarandës, vritet Artan Myrtaj; plagoset një kalimtar 73-vjeçar
Pamjet që i thyen zemrën polakut që zgjodhi për të jetuar në Delvinë – VIDEO
Xhama Shehu në Sarandë kërkon të punësojë profesionist në fushën e xhamit
Kadastrat nën hijen e korrupsionit: Hetimet zbulojnë skemat e tjetërsimit të pronave
Vasil Llajo takime me banorët në Finiq: Dëgjova hallet dhe shqetësimet e tyre
Ardit Bido takim me një qytetar në Konispol: Hallet tuaja do të përcillen pranë institucioneve

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.