U kap me “cigare” në automjetin e vjedhur në Spanjë, prangoset 30-vjeçari në Sarandë

07/08/2311:28

Shperndaje:

Policia njofton se specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, nga verifikimet, automjeti që drejtonte shtetasi K. N., rezulton i vjedhur në Spanjë. Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që drejtonte shtetasi K. N., u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të këtij shtetasi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO
Parlamenti bëhet bunker anti-SPAK për Belindën. Berisha: Do protestojmë përsëri pas 10 ditësh
Hotel JoAn kërkon Recepsioniste, Sanitare, Punonjëse kreperie dhe Punonjëse për zyrë këmbimi valutor
Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.