U kap i dehur në timon, prej 40 ditësh në qeli: “Më lironi, kam një fëmijë autik dhe nusen pa punë”

19/12/2318:50

Shperndaje:

Një 40 vjecar nga fshati Gjashtë i Sarandës, prej një muaji e gjysëm ndodhet i paraburgosur për shkak se është arrestuar nga policia duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

3 ditë më parë Gjykata e Sarandës ka refuzuar kerkesën e tij për lirim. 40 vjecari i është drejtuar me kërkesë Gjykatës duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” pasi ai pretendon se ka dy fëmijë të mitur, ku njëri prej tyre, është i diagnostikuar me autizëm dhe se i vetmi person i punësuar në familje, është bashkëshortja etij, e cila që nga koha që ai është arrestuar, është shkëputur nga puna për pjesën më të madhe të ditëve, për t’u kujdesur për fëmijën e sëmurë.

Duke pretenduar se bashkëshortja e tij duhet t’i kthehet punës, kërkuesi i është drejtuar Gjykatës me kërkesën për lirim. Por Prokuroria e refuzoi kërkesën me pretendimin se “nuk ka asnjë fakt të ri për zëvendësimin e masës së sigurimit të vendosur ex ante nga ana e gjykatës dhe ndodhur në këto kushte, nuk ka vend për zëvendësimin e saj”, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Gjykata.

40 vjecari u arrestua për herë të parë në 16 tetor, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e markës “Ford” dhe në vendin e quajtur “Rrotullimi i rrapit” në lagjen nr.1 Sarandë është ndaluar nga sherbimet e Policisë së Rendit dhe nga testi i alkoolit ka rezultuar në masën 2 g/l në të dyja testet. Në këtë rast Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim paraqitje të hënën e parë dhe të tretë të cdo muaji”.

Por në 10 nëntor, 40 vjecari është arrestuar sërish në vendin e quajtur “Ekualipsi”, në lagjen nr. 4, Sarandë, ku është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, dhe nga testi i alkoolit ka rezultuar në masën 2 g /l në të dyja testet. Gjykata me kërkesë të Prokurorisë e izoloi atë në qeli nën masën “Arrest në burg” ku vazhdon ende.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti fiton bindshëm ndaj Maliqit, Kolonja protagonist me dopietë në ditëlindje
ELAR Hotel në Sarandë kërkon Banakier, Kamarier Restoranti dhe Kamarier Bari
Migel Flor promovon në Sarandë librin “Vajza që kalëroi Diellin”
Ëndrra e Butrintit për Kategorinë e Parë vazhdon, sot përballje me Maliqin 
Terminali i autobusëve në Sarandë gati, qytetarët kërkojnë autobus urban dhe semaforë
“The Nomad” Burgers në Sarandë kërkon të punësojë staf

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.