U arrestuan si të përfshirë në kultivimin e kanabisit, Apeli rikthen në detyrë shefat e policisë së Himarës

06/01/2119:06

Shperndaje:


Këtë të mërkurë, Gjykata e Apelit në Vlorë ka zhvilluar seancën gjyqësore për vlerësimin e masave të sigurisë për 42 personat (5 ende në kërkim) e përfshirë në kultivimin e kanabisit në Himarë.
Trupa gjykuese ka vlerësuar masën e sigurisë për ish shefin e komisariatit të Himarës, Arjan Tasen dhe ish shefin e krimeve, Artur Veshajn. Për ta, Gjykata e Apelit vendosi rrëzimin e masës “detyrim paraqitje” si dhe atë të pezullimit nga detyra, duke i rikthyer ata në pozicionin që ishin në polici.
Gjithashtu trupa gjykuese vendosi për ndryshimin e masës së sigurisë për 4 persona të tjerë, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Më konkretisht bëhet fjalë për një efektiv policie, David Fakajn, Astrit Gjokajn, Gëzim Kuçin dhe Gilo Novruzajn, ku prokuroria ka marrë në konsideratë prova të reja dhe rrethana lehtësuese të dala gjatë hetimeve në vijim.

Sakaq, prokurori Kleanthi Zeka vlerësoi që të lë në fuqi të pandryshuara për të gjithë personat e tjerë, për të cilët pavarësisht se mbrojtja lehtësim nuk ka pasur asnjë ndryshim të rrethanave.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit antidrogë të finalizuar në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit në Vlorë e Tepelenë. Gjatë këtij operacioni u arrestuan dhe disa efektivë policie të cilët janë implikuar në këtë aktivitet kriminal.

“Shqiptarja.com” mësoi se zanafilla e këtij hetimi ka qenë pikërisht kultivimi i një parcele me plot 6790 rrënjë kanabis, parcelë e cila solli reagimin e Ardi Veliut, i cili urdhëroi pezullimin e 12 efektivëve të policisë dhe për 10 punonjës të tjerë u vendos masë disiplinore.

Parcela e zbuluar në fund të muajit shtator 2020, ishte në një teren të sheshtë dhe shumë e dukshme nga syri i njerëzve, pasi ndodhej buzë një rruge, pranë një stani. /Shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Oltion Çaçi flet për investimet që kryhen dhe ato që fillojnë së shpejti në Sarandë – VIDEO
Kërkohet Dado për Kujdesin ndaj një Fëmije në Sarandë
Ardit Bido: Faleminderit nga zemra për 7360 zemra që më besuan
Aldo Shop dyqan me aksesorë plazhi në Ksamil kërkon Punonjës/e për sezonin
Jepet me qira ambient për biznes në Ksamil
Oltion Çaçi: Kemi ndaluar qarkullimin e patinave elektrike në Bulevard – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.