Turistja e huaj përplaset nga patina elektrike në shëtitoren e Sarandës

29/04/2519:02

Shperndaje:

Turistja e huaj përplaset nga patina elektrike në shëtitoren e Sarandës – fatmirësisht pa lëndime serioze

 

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur sot në shëtitoren e Sarandës, ku një turiste e huaj është përplasur nga një patinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit nga pushuesit. Fatmirësisht, turistja nuk ka pësuar lëndime serioze, por është tronditur nga përplasja dhe ka marrë ndihmën e kalimtarëve të rastit.

 

 

Lëvizja e pakontrolluar e patinave elektrike në shëtitore është kthyer në një problem të përhershëm, që rrezikon sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve të huaj. Saranda Web ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme këtë shqetësim, duke kërkuar ndërhyrje nga autoritetet për vendosjen e rregullave të qarta dhe ndalimin e qarkullimit të mjeteve të tilla në hapësira pedonale.

 

Megjithatë, pavarësisht denoncimeve të shumta dhe rasteve të përsëritura, institucionet lokale ende nuk kanë ndërmarrë masa konkrete. Rasti i sotëm është një tjetër sinjal alarmi që tregon se problemi nuk mund të injorohet më.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.