Tritol në derën e një dyqani, autori uli automatin për të fikur kamerat – VIDEO

21/02/2410:28

Shperndaje:

Tritol në derën e një dyqani, autori uli automatin për të fikur kamerat

Në dyqanin në pronësi të bashkëshortes së një avokati në Sarandë është gjetur një sasi eksplozivi. Tritoli është gjetur në dyqanin ‘Alexandra Event’, në pronësi të Aleksandra Thanasi.

Lënda plasëse tritol, siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, nuk ka shpërthyer. Policia ka rrethuar zonën dhe pritet që forcat xheniere ta largojnë.

Autori duket se është treguar i kujdesshëm që mos të fiksohej nga kamerat, pasi para vendosjes së lëndës plasëse ka ulur automatin me qëllim që të mos kapej nga kamerat. Më pas ai ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar. Por, duket se plani nuk i ka shkuar siç duhet, pasi tritoli nuk ka shpërthyer. Në videon më poshtë dallohet që fitili është ndezur, por lënda plasëse nuk ka shpërthyer.

Tritoli i vendosiur në dyqanin ‘Alexandra Event’

Dyqani ‘Alexandra Events’ shërben për shitjen e luleve, organizimin e festave apo eventeve në qytetin bregdetar të Sarandës. Dyqani menaxhohet nga Aleksanda Thanasi, gruaja e avokatit. Ndërkohë, ajo është shoqëruar nga Policia për të dhënë dëshminë e saj.

Zona ku është vendosur lënda plasëse tritol në rrugën “Adem Sheme”, është mjaft e frekuentuar nga qytetarët e Sarandës. Po ashtu pranë vendit të ngjarjes ndodhen zyrat e OSHEE, një kopësht, çerdhe si edhe dy shkolla, një publike dhe një private.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Sofokli Thoma: Beteja për pronat e Nivicës, as pushtuesit nuk na e morën dot
Dino Didani publikon vëllimin poetik “Lulet e Dimrit”
Erdeti Boutique Hotel kërkon Sanitare, Kamarier/e dhe Roje
NJOFTIM PUNËSIMI PËR STAF VJETOR NË RESTORANT LIMANI NË SARANDË

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.