Travel Magazine Balkans reagon pas dhunës ndaj sipërmarrësit Arben Çipa

23/02/2512:16

Shperndaje:

Travel Magazine Balkans reagon pas dhunës ndaj sipërmarrësit Arben Çipa

 

Travel Magazine Balkans ka reaguar me indinjatë ndaj dhunës brutale të ushtruar ndaj sipërmarrësit të njohur Arben Çipa, një emër i shquar në industrinë e turizmit. Çipa është sulmuar dhe dhunuar fizikisht në një konflikt, shkaqet e të cilit nuk kanë asnjë rëndësi, cilatdo qofshin ato. Ky akt i papranueshëm ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin e biznesit dhe turizmit.

 

Travel Magazine Balkans reagon pas dhunës ndaj sipërmarrësit Arben Çipa

 

Vetëm tri ditë më parë, Arben Çipa dhe kompania e tij Albania Holidays Sipa Tours u nderuan nga Tourism Grand Excellence Awards me çmimin “Marketingu dhe Zhvillimi i Tregut Turistik të Shqipërisë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij sektori jetik për ekonominë vendase.

 

Dënojmë fuqimisht këtë akt dhune dhe kërkojmë nga autoritetet zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes dhe marrjen e masave konkrete për mbrojtjen e komunitetit të biznesit, veçanërisht atij turistik.

 

Turizmi në Shqipëri përballet me sfida të shumta, përfshirë problematika konflikti që herë pas here kanë rezultuar me pasoja tragjike. Cënimi i sipërmarrësve që kontribuojnë në këtë sektor rrezikon ta dëmtojë edhe më tej klimën e biznesit dhe perspektivën afatgjatë të zhvillimit turistik në vend.

 

Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Arben Çipën dhe i urojmë shërim të shpejtë.

Kurajo, Ben! – shkruhet në reagimin e Travel Magazine Balkans. 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025
Plani i ri i qeverisë: Rrjet kombëtar fidanishtesh për rritjen e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra
Kërkohet punonjës/e për pastrim dhe mirëmbajtje shtëpie 4 orë në ditë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.