Tjeter kallezim penal ndaj kryetares Florjana Koka. Akuza

30/05/1811:48

Shperndaje:


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka. IKMT e akuzon kryebashkiaken e PS për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’.
Së bashku me Kokën, janë kallëzuar penalisht edhe ish-kryetari i Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, dhe ish-shefi i Urbanistikës, Panajot Gunari. Report Tv ka zbardhur kallëzimin e plotë të IKMT, ku thuhet se këta zyrtarë kanë dhënë leje në kundërshtim me ligjin për ndërtimin e një kompleksi multifunksional në zonën bregdetare.
Koka, Gjoka dhe Gunari akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Zyrtarët janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes së ndërtimit në favor të firmës “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin “Kompleks multifunksional” në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Cukës.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.