Tifozeria e Butrinti kërkon ndërrimin e Stemës. Të vendoset DEA

11/11/1916:06

Shperndaje:


Tifozeria e KS Butrinti, ekipit te qytetit te Sarandes kerkon nderrimin e stemes se ekipit. Klubi i Futbollit ne Sarande permendet per here te pare ne vitin 1932, kohe kur Mbreti Ahmet Zogu me dekret vendos njohjen e Klubut te Futbollit me emrin BUTRINTO.
Ne vitin 1946 klubit i vendoset emri PUNA e Sarandes.
Ne vitin 1963 ekipit i rikthehet emri, por kete here BUTRINTI.
Tifozeria nepermjet nje statusi ne faqen zyrtare kerkon ndryshimin e stemes dhe vendosjen e Kokes se Deas si embleme:
Perla e zbulimeve arkeologjike te Butrintit eshte e njohur si “Koka e Deas”, 50 cm e gjate e gjetur ne Butrint ne vitin 1928. Pikerisht per kete arsye ekipi e i Butrintit qe prej krijimit te tij u identifikua me Koken e Deas e cila u dizenjua si stema e ekipit. Per shume vite dhe dekada Butrinti ka mbajtur te stampuar ne fanelle kete steme. Nuk e dime e kujt ka qene ideja dhe vendimi dhe kush ka dizenjuar stemen aktuale.
Por i kerkojme drejtuesve rikthimin e stemes se Butrintit. Cdo ekip ka identitetin e tij dhe ajo fillon nga stema qe mban ne fanelle. Butrintit nuk i ka hije stema aktuale ajo duket dicka e huaj ne fanellat e lojtareve, perfundon kerkesa e tifozerise.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zgara Tradicionale Laura në Sarandë kërkon të punësojë staf
Vesel Koçiu dhe Përparim Ahmeti: Punimet e FSHZH katastrofike dhe cilësi skandaloze
Ndahet nga jeta “Bilbili i Çamërisë” Shaban Zeneli – Qytetar Nderi i Delvinës
Aksident në rrugën Kardhiq-Delvinë, trajleri del nga rruga dhe ngjitet në kodër
Supermarket LUMARA në Sarandë kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh
BUZË Hotel kërkon të punësojë Recepsionist/e dhe Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.