Thyen traun e policisë me automjetin e ngarkuar me kanabis dhe futet në kundravajtje

25/01/238:54

Shperndaje:

Një ndjekje episodike u zhvillua në orët e para të mëngjesit në Egnatia Odos, e cila nisi nga Igumenica dhe përfundoi në Mecovo.

Patrullat e policisë nga Thesprotia dhe Janina, janë mobilizuar menjëherë, kur një automjet i cili kishte hyrë në kundravajtje në në autostradë, po lëvizte me shpejtësi marramendëse.

Ndjekja ka nisur nga Nea Seleukia në Igumenicë, kur mjeti me dy pasagjerë nuk është ndalur në sinjalin e policisë për kontroll.

Mjeti ka hyrë në Egnatia dhe ka lëvizur në drejtim të Selanikut, por në drejtim të kundërt të qarkullimit, deri në rrugën me pagesë të Drosohorit. Në të gjitha pikat e pagesës ai theu hekurat për të shpëtuar. Në Drosochori ai ka hyrë në qarkullimin normal dhe pak kilometra më vonë ka filluar të ketë probleme serioze me gomat, ndoshta për shkak të shpejtësisë së tepërt. Automjeti ka dalë në kryqëzimin e Meçovës, ku më në fund është ndaluar nga policia.

Sipas informacioneve të para, mjeti ishte i ngarkuar me një sasi të madhe mbi 50 kg kanabis, ndërsa një pasagjer grek është i mitur 16 vjeç dhe i dyti një i ri me origjinë shqiptare.

Automjeti është dërguar në Komisariatin e Policisë Thesproti, ku do të bëhet peshimi i drogës hashash dhe dy të arrestuarit janë dërguar në Policinë e Thesprotisë, e cila po heton rastin.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Menaxher Shitjesh
Lavazho në Qafë Gjashtë kërkon punonjës
Jetonte në Britani me identitet tjetër dhe erdhi për pushime në Sarandë, arrestohet
Dorëzohet drejtoria e shkollës “Adem Sheme”: Nuk do të ketë klasa me 38 nxënës
I kishin faturuar 420 mijë lekë në 1 muaj, OSHEE tërhiqet dhe pranon gabimin pas publikimit të ankesës në Saranda Web
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon staf

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.