Thoma Milaj nderohet me një mbrëmje përkujtimore në Sarandë – VIDEO

Thoma Milaj nderohet me një mbrëmje përkujtimore në Sarandë

Me emocione, kujtime dhe vlerësime për kontributin e tij në artin skenik shqiptar, në Galerinë “Art Saranda” u zhvillua mbrëmja përkujtimore “Regjisori me muzikën në shpirt”, kushtuar regjisorit Thoma Milaj, mbajtës i titullit “Mjeshtër i Madh”.

 

 

Aktiviteti mblodhi artistë, familjarë, miq dhe qytetarë, të cilët kujtuan jetën dhe veprën e një prej emrave më të rëndësishëm të Estradës Profesioniste të Sarandës.

 

Gjatë mbrëmjes mbajtën fjalën Vangjel Agora, i cili ndau kujtime nga bashkëpunimi dhe veprimtaria artistike e Thoma Milajt, nënkryetarja e Bashkisë Sarandë, Manjola Nikollo, e cila vlerësoi trashëgiminë kulturore që ai i la qytetit, si dhe studiuesi dhe kritiku i njohur i artit Josif Papagjoni, i cili evidentoi rolin e Thoma Milajt në zhvillimin e teatrit muzikor dhe estradës shqiptare.

 

Në fjalët e tyre u theksua se Thoma Milaj ishte jo vetëm një regjisor me vizion artistik, por edhe një edukator i brezave të rinj të aktorëve, duke ndikuar në formimin e dhjetëra artistëve dhe duke realizuar mbi 100 premiera që mbeten pjesë e historisë së teatrit dhe humorit shqiptar.

 

I lindur në Gjirokastër në vitin 1934, Thoma Milaj drejtoi për më shumë se 25 vite Estradën Profesioniste të Sarandës, duke i dhënë asaj një identitet të veçantë përmes komedive muzikore, vodevilëve, skeçeve dhe shfaqjeve që u shquan për humorin, ritmin dhe muzikalitetin.

 

Mbrëmja u shndërrua në një homazh për jetën dhe krijimtarinë e tij, duke rikthyer në kujtesë kontributin e jashtëzakonshëm që Thoma Milaj dha për kulturën e Sarandës dhe të gjithë Shqipërisë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.