Tharja e shtratit të lumit Kalasë, banorët e Rrëzomës paralajmërojnë veprime konkrete

21/09/2017:57

Shperndaje:


Banorë të disa fshatrave të zonës së Rrëzomës në Bashkisë e Delvinës janë mbledhur për të diskutuar së bashku problemin që prej disa vitesh shqetëson pothuajse të gjithë ata: shfrytëzimin e ujit të Lumit Kalasë për prodhimin e energjisë elektrike nga një hidrocentral privat edhe përgjatë muajve të verës. Përdorimi i ujit të lumit nga hidrocentrali përgjatë muajve të verës ka bërë që të dëmtohen kështu jo vetëm prodhimet e tyre bujqësore, por edhe flora e fauna përgjatë gjithë rrjedhës së lumit.
Pavarësisht se ata kanë kërkuar nga Bashkia Delvinë bërjen publike të kushteve të kontratës që ka me kompaninë që ka ndërtuar hidrocentralin dhe shfrytëzon ujin e lumit, ata deri më sot nuk kanë marrë përgjigje.

Banorët apelojnë ndaj institucioneve që uji i lumit Kalasë të kthehen në shtratin e tij në mënyrë të menjëhershme, pasi sic ata shprehen, nëse nuk e bëjnë institucionet, do të jenë ata që do ta kthejnë ujin në shtratin e lumit.

Banorët e Zonës së Rrëzomës të ardhurat kryesore i sigurojnë nëpërmjet bujqësisë dhe blegtorisë, por shfrytëzimi i ujit të lumit nga hidrocentrali edhe në muajt e verës ka sjellë jo vetëm dëmtimin e prodhimeve, por ka detyruar shumë të tjerë që tokat e tyre të mos i punojnë dhe kjo sjell edhe braktisje të vazhdueshme të zonës.

https://www.facebook.com/143672462471081/posts/1622072924631020/


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.