Testi për policët: 3 efektivë në Sarandë rezultojnë përdorues droge

06/12/2120:42

Shperndaje:

15efektive kanë dalë pozitiv në testi e drogës që janë bërë në drejtorinë vendore të policisë së Vlorës, 3 prej të cilëve në Sarandë.

Bëhet me dije se efektivët kanë rezultuar me përmbajtje lende narkotike nga analizat që janë bërë së fundmit.

Nga këta efektivë, mësohet se disa prej tyre kanë kundërshtuar rezultatin e testit. Ata pretendojnë se nuk kanë konsumuar kurrë në jetën e tyre drogë. Efektivët ngrenë dyshime se rezultatet mund të kenë ardhur si pasojë e përdorimit të ilaçeve shëndetësore që përdorin, kryesisht për tensionin.

Sipas burimeve dyshohet se edhe 3 të efektivë të tjerë kanë dalë pozitiv në testin e drogës në komisariatin e Sarandës.

Ata kanë mohuar kategorikisht që kanë konsumuar lëndë narkotike dhe thonë se mund të kenë rezultuar pozitiv për shkak të përdorimit të ilaçeve për sëmundje të ndryshme. Se sa mund të ndodhë kjo, mbetet për t’u parë


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama kritika ndaj Ardit Bido: Nuk arrite pritshmëritë, ti duhet të mësosh nga Damiani
KOKO Hotel & Fast Food në Ksamil kërkon staf për sezonin 2016 – Ofrohet akomodim
Parakalimet e gabuara, manovrat e rrezikshme dhe celulari në timon nuk do të tolerohen nga Policia 
Rregullat e reja: privatët këtë vit do mund të shfrytëzojnë edhe 80% të plazheve publike
Këtë verë banorët do mund të flenë 1 orë më shumë, muzika ndalon në orën 23:00
Spiropali përplaset me ministren nga Shalësi i Sarandës, Rama: Mos më detyro të të nxjerr jashtë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.