Tentoi të vr!ste fqinjin me sëpatë, kapet kur do hipte në autobusin e Konispolit

Tentoi të vr!ste fqinjin me sëpatë, kapet kur do hipte në autobusin e Konispolit

 

Babë e bir në Fier kanë tentuar që të vrasin me sëpatë një 58-vjeçar për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shtyllas. Në pranga është vënë 63-vjeçari Pashuk Paluca, si edhe i biri 40-vjeçar Ndue Paluca, vetëm pak orë pasi u shpall në kërkim.

 

58-vjeçari Llesh Marku ka marrë disa plagë në kokë dhe shpatull, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Fierit. Sipas burimeve policore, djemtë e dy familjeve Paluca dhe Marku janë konfliktuar dy javë më parë për motive të dobëta, sherr që ka vazhduar edhe paraditen e së shtunës.

 

‘Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin Grek, autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Llesh Marku. Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës.

Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Ndue Paluca, 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të largohej për në Greqi. Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë’, njoftoi sot policia.

 

Dy familjet jetojnë prej vitesh në këtë fshat të ish-internuarish të ardhur nga Kukësi e Puka. Ndaj 63-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Saranda, qyteti ku investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit riparohen pafund
Lexoni më shumë
Elisa Spiropali letër Skënderbeut: Përgjigjja që presin prej teje nuk është një tjetër fjalim, por një vendim
Lexoni më shumë
Atentati me tritol në Gjirokastër, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Lexoni më shumë
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Roje‐Mirëmbajtës dhe Sanitare
Lexoni më shumë
Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë”
Lexoni më shumë
Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.