Tenderi 385 milionë i Ujësjellësit, eleminohen 3 kompani, fituesi 99.3%


Gjatë javës së kaluar Ujësjellës Kanalizime Sarandë ka njoftuar përmbylljen e tenderit për “Ndertim i Kanalizimeve te Ujrave te Zeza ne Bllokun mbi Rrugen Nr. 5, Lagjia nr. 3, Sarande”.
Për këtë tender ishte vënë në dispozicion një fond prej 384.469.720 lekë.
Në tender kanë marrë pjesë dhe paraqitur oferta 4 kompani:
1. “FLED” shpk me oferte 266.450.000 leke
2. “SHENDELLI” me oferte 273.426.360 leke
3. “MANE/S” shpk me oferte 302.028.240 leke
4. BOE “I.C.C GROUP” dhe “2Z KONSTRUKSION” me oferte 381.859.200 leke

Sipas njoftimit në APP, Autoriteti Kontratues, pra Ujësjellës Kanalizime ShA Sarandë ka skualifikuar nga tenderi 3 kompani dhe konkretisht kompanitë të cilat kanë paraqitur oferta me cmimet më të lira. Sipas njoftimit, këto kompani nuk plotësonin kriteret e vendosura për pjesëmarrjen në këtë tender dhe rrjedhimit fitues është shpallur bashkimi i 2 kompanive BOE “I.C.C GROUP” dhe “2Z KONSTRUKSION” me oferte 381.859.200 leke ose rreth 115 milionë më shumë se kompania me ofertën më të ulët. 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë